Zyra Mediatike në Gaza: Izraeli ka kryer mbi 3 mijë shkelje të armëpushimit deri më 31 maj

Më të lexuarat

Zyra Mediatike Qeveritare në Gaza:

▪️ Forcat pushtuese kanë kryer 3.076 shkelje të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza deri më 31 maj 2026.

▪️ Si pasojë e këtyre shkeljeve, deri në fund të majit janë regjistruar 939 të vrarë (dëshmorë), 2.889 të plagosur dhe 82 të arrestuar.

▪️ Në Rripin e Gazës kanë hyrë 50.636 kamionë ndihmash nga 139.200 kamionë që duhej të hynin sipas marrëveshjes, që përbën vetëm 36% të zbatimit.

▪️ Kanë mundur të udhëtojnë vetëm 5.836 persona nga 17.800 udhëtarë që parashikohej të largoheshin sipas marrëveshjes, ose 32% e numrit të planifikuar.

▪️ Izraeli nuk i ka respektuar kushtet e marrëveshjes së armëpushimit dhe vazhdon vrasjet, shkatërrimin, rrethimin dhe urinë ndaj banorëve të Gazës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit