2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Nëse gjatë namazit dikujt i rrjedhin hundet gjak, si është dispozita? Dhe a ndyhen rrobat nga ky gjak?

Më të lexuarat

Përgjigje: Dalja e gjakut nga hunda nuk e prish abdestin, pa marrë pa rasysh a del shumë a pak. Po ashtu edhe gjithçka që del nga trupi përveç nga dy vrimat, nuk e prishin abdestin, sikurse vjellja apo ajo që del nga plagët e ndryshme.

Këto nuk e prishin abdestin, pa marrë parasysh a është pak apo shumë, ngase kjo nuk është vërtetuar nga Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, e esenca është mosprishja e abdestit.

Ky abdest është vërtetuar me argumente të sheriatit, prandaj nuk prishet përveçse me aludim të ndonjë prej argumenteve të sheriatit.

Ndërsa nuk ka ndonjë argument se ajo që del nga trupi përveç nga dy vrimat e prish abdestin. Duke u bazuar në këtë themi se nuk prishet abdesti me daljen e gjakut nga hunda apo me vjellje pa marrë parasysh, a ështe pak apo shumë.

Mirëpo, nëse nuk të lë të qetë gjatë namazit dhe nuk mundesh të fa- lesh me përqendrim, atëherë nuk prishë punë nëse del prej namazit. Po ashtu nëse ke frikë se do ta ndysh xhaminë nëse je në xhamiatëherë e ke detyrim të dalësh që të mos ndyhet xhamia me atë gjak.

Ndërsa gjaku, i cili të bie në rroba dhe është pak, nuk i ndot rrobat.

Shejh Uthejmini/”Kushtetë e fesë”

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit