-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

A bën të falet tehijetul mesxhid në kohët e ndaluara për namaz?

Më të lexuarat

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Sa i përket vendimit të islamit në lidhje me faljen e namazit tehijetul mesxhid (dy rekatë përshëndetëse për xhaminë), dijetarët kanë mendime të ndryshme. Shumica e dijetarëve janë të mendimit se ky namaz është sunet, ndërsa disa prej dijetarëve mendojnë se ky namaz është vaxhib – obligim. (Mendimi me të cilin e adhurojmë Allahun është se ky namaz është obligim, për njeriun që hyn në xhami dhe don të ulet.. para se të ulet, duhet të falë dy rekatë)

Ndërsa në kohët e ndaluara për namaz, a lejohet të falet tehijetul mesxhid? Mendojmë se lejohet të falet tehijetul mesxhid në çdo kohë, qoftë edhe pas namazit të sabahut dhe ikindisë, ngase Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) në formë të përgjithshme urdhëron dhe thotë: “Nëse dikush prej jush hyn në xhami, mos të ulet pa i falur dy rekatë”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Dhe në bazë të këtij hadithi, njeriu në kohën e ndaluar për namaz, ose duhet të mos hyjë në xhami, ose të hyjë dhe të qëndrojë në këmbë dhe mos të ulet deri të hyjë koha e namazit apo të kalojë koha e ndalesës, ose t’i falë dy rekatë dhe pastaj të ulet. E në bazë të argumenteve dhe bashkimit të tyre, mendojmë që më afër të vërtetës është falja e dy rekatëve, qoftë edhe në kohët e ndaluara për namaz.

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit