3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

PUNA E ATYRE QË BËJNË ADHURIME VETËM NË SITUATA TË CAKTUARA?

Më të lexuarat

Businessman covering his face using a white paper with drawn question mark like a mask for hiding his identity. Isolated gray wall background.

Dhe, ka njerëz që e adhurojnë Allahun sipas levërdisë e interesit, që nëse e godet diçka e mirëi, ai qetësohet, e nëse e godet fatkeqësia, ai kthehet në mohim; e kështu, e humbë këtë botë dhe tjetrën. Kjo, në të vërtetë, është humbje e qartë.  (El-Haxh,11)

Nga vet ajeti kuptojmë se Allahu na tregon për një grup njerëzish të cilët në Islam hynë me mëdyshje të cilët presin nëse u prin e mira pajtohen dhe janë të kënaqur me këtë fe e nëse ju prin e keqja ata fajin ja lënë fesë dhe se ajo nuk është e mirë.

Krejt këtë mund ta kuptojmë nga shkaqet e zbritjes të këtij ajeti.

Si shkak i zbritjes të këtij ajeti Ibn Abassi thotë: “Vinin burra nga larg në Medine dhe pasi e pranonin Islamin,dhe kur ndonjërit prej tyre bashkëshortja e tij i lind djalë dhe bagëtia e tij lind ai thoshte: “Kjo është fe e mirë”, e në qoftë se bashkëshortja e tij nuk lind djalë e as bagëtia e tij nuk lind ai thoshte: “Kjo është fe e keqe” dhe kështu Allahu zbriti: “Dhe, ka njerëz që e adhurojnë Allahun sipas levërdisë e interesit…”1 

Ibn Mesudi për shkakun e zbritjes të këtij ajeti thotë: “Një person prej çifutëve e pranoi Islamin dhe pastaj humbi shikimin, pasurinë dhe fëmijën e tij dhe filloi ta shajë Islamin për këtë gjë dhe tha: “Nuk më ka sjell kjo fe asnjë të mirë, më humbi shikimi, pasuria dhe fëmija.” Pastaj zbriti Allahu: “Dhe, ka njerëz që e adhurojnë Allahun sipas leverdisë e interesit…”.2

Ndërsa Ibn Kethiri për shkakun e zbritjes të këtij ajeti thotë: “Komentuesit e këtij ajeti thonë se ky ajet ka zbritur për beduniët-njerëzit e shkretëtirës të cilët vinin te i Dërguari i Allahut ﷺ dhe shpërnguleshin nga shkretëtira në Medine, dhe nëse dikujt prej tyre i printe e mbara dhe kur bagëtia e tij lind, gruaja e tij lind djalë, pasuria dhe bagëtia e tij shtohej dhe ai ishte i kënaqur dhe i lumtur me to, atëherë ai thoshte: “Prej kur kam hyrë në këtë fenë time nuk kam hasur vetëm se mirësi.” E nëse atë e godet ndonjë e keqe, kur bashkëshortja e tij lind vajzë, nuk shtohet bagëtia e tij dhe kur e humb pasurinë e tij apo vonohet për të lëmosha i vjen shejtani dhe ai thotë: “Pasha Allahun prej kur kam hyrë në këtë fe nuk më ka goditur vetëm se sherr”, dhe pastaj ia kthen shpinën fesë dhe zbriti Allahu ajetin: “Dhe, ka njerëz që e adhurojnë Allahun sipas leverdisë e interesit…”3.

Nga këto shkaqe të zbritjes e shohim se ka shumë njerëz të tillë të cilët fenë e përqafojnë me interes të kësaj bote e cila sikur të mblidhet krejt kjo botë prej mirësive dhe pasurive nuk e ka vlerën as sa një krah i mushkonjës. Për këtë arsye Allahu jo rastësisht në fund të ajetit thotë:

 e kështu, e humbë këtë botë dhe tjetrën. Kjo, në të vërtetë, është humbje e qartë.” Po është humbje e qartë nëse njeriu përfitimet dhe mirësitë i mat me syrin e kësaj bote e cila nuk ka vlerë te Allahu as sa një krah i mushkonjës , por njeriu dhe besimtar i mençur është ai i cili dëshpërohet dhe mërzitet kur humb mirësi dhe vlera të cilat i ka vlerësuar Allahu i Lartësuar. Kështu që ai e lut Allahun duke thënë: “O Allahu im më jep nga mirësitë e tua të cilat kanë vlerë te Ti.” E Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ na kanë mësuar se mirësitë dhe vlerat reale janë ato të botës tjetër apo çdo gjë që na lehtësojnë arritjen e mirësive të botës tjetër edhe nëse janë të kësaj bote.

Rrugën e lumturisë të kësaj bote dhe arritjen e lumturisë në botën tjetër Allahun na ka treguar si në Librin e Tij ashtu edhe në sunetin e të Dërguarit të Tij ﷺ duke na urdhëruar me fjalët:

“O ju që besuat, bindjuni Allahut, dhe bindjjuni të Dërguarit dhe përgjegjësve nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit poqëse i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.” 4

Përgatiti: Sejfullah Sejfuli
https://www.rizgjimi.com/

 

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit