2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kërcitja e gishtave gjatë namazit me harresë, a e prish namazin dhe cilat levizja gjatë namazi lejohen e cilat ndalohen?

Më të lexuarat

Përgjigje: Kërcitja e gishtave nuk e prish namazin, porse kjo vepër konsiderohet abuzim (mosrespektim).

Nëse diçka e tillë ndodh në namaz me xhemat, atëherë do ta pengonte atë që e dëgjon kërcitjen e gishtave, e kjo është më e dëmshme në krahasim nëse do të ishte vetëm.

Me këtë rast dëshiroj të tregoj se lëvizjet gjatë namazit janë pesë lloje. lëvizje të detyruara, të pëlqyera, të urrejtura, të ndaluara dhe të lejuara.

Levizjet e detyruara: Janë ato me të cilat lidhet ngushtë veprimi i ndonjë vaxhibi të namazit, sikurse të ngrihet njeriu, fillon namazin e pastaj i kujtohet se mbi kapelën e tij ka ndytësirë, në këtë rast e ka detyrim që ta largojë atë kapele.

Kjo lëvizje është e detyruar.
Argument¹ për këtë është rasti kur Xhibrili i erdhi Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, gjatë namazit dhe e lajmëroi se në sandalet e tij kishte ndytësi, e Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel- lem, i hoqi duke qenë në namaz dhe vazhdoi namazin.

Kjo lëvizje është e detyruar, kjo përcaktohet dhe kjo lëvizje të lidhet ngushtë me veprimin e ndonjë vaxhibi të namazit apo lënie të ndonjë harami.

Lëvizjet e pëlqyera: Janë ato që lidhen ngushtë me plotësimin e namazit, sikurse afrimi në saf. Nëse bëhet ndonjë zbrazëtirë mes tij dhe shokut të tij. Sunnet është që ky të afrohet për të mbushur zbrazëtinë. Kjo vepër është e pëlqyer.

Lëvizjet e urrejtura: Janë ato lëvizje të panevojshme dhe nuk kanë të bëjnë me plotësimin e namazit.

Lëvizjet e ndaluara: Janë lëvizjet e shumta dhe të njëpasnjëshme, sikurse kur rri në kijam dhe lëviz kot, në ruku lëviz kot, në sexhde lëviz kot, kur është ulur lëviz kot dhe kështu derisa kuptohet se ai nuk është në namaz.

Këto lëvizje janë të ndaluara sepse e prishin namazin.

Ndërsa lëvizjet e lejuara: Janë të gjitha përveç këtyre që i përmendëm, sikurse t’i pengojë ndonjë e kruar dhe e kruan, i bie shamia mbi sy dhe ky e largon, këto janë lëvizje të lejuara.

Apo ndodhë që dikush të kërkon për të hyrë e ky i jep shenjë duke e ngritur dorën, edhe kjo lejohet.

/Marr nga: ” Kushtet e Fesë” –  Shejh Uthejmini/

¹Ebu Davudi (65p) e libën Hunejme kanë thënë se hadithi është i vërtetë (786) dhe Iben Hibbani (2185)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit