India thërret diplomatin amerikan për të protestuar për “sulmin” ndaj anijes në brigjet e Omanit

Më të lexuarat

Më herët, Komanda Qendrore e SHBA-së tha se forcat amerikane çaktivizuan një cisternë nafte të martën vonë, pasi anija dyshohet se kishte shkelur bllokadën detare duke tentuar të transportonte naftë nga Irani.

 

India ka thirrur të mërkurën një diplomat amerikan në kryeqytetin Nju Delhi për shkak të “sulmit” ndaj një anijeje pranë Omanit.

Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë thanë për Anadolu se Jason Meeks, i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Nju Delhi, u thirr në shenjë proteste ndaj sulmit mbi anijen.

Më herët të mërkurën, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se forcat amerikane çaktivizuan një cisternë nafte të martën vonë, pasi anija dyshohet se kishte shkelur bllokadën detare duke tentuar të transportonte naftë nga Irani.

Më vonë, India e dënoi sulmin ndaj anijes tregtare M/T Settebello pranë brigjeve të Omanit.

“Nga 24 anëtarët indianë të ekuipazhit, 21 janë shpëtuar deri tani dhe tre raportohet se janë të zhdukur”, tha ministria.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit