0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Jam betuar se do ta lë duhanin…?!

Më të lexuarat

Pyetje:
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me ju te nderuar. Më duhet ndihma e juaj 

të më këshilloni se nuk po gjejë qetësi shpirtrore, para 2 viteve jam betu se
do ta la duhanin për hirë të Allahut, po nuk po mundem po bëj përpjekje,
po e kot, si të veproi që të më fal Zoti për këtë betim që nuk jam përmbajtur
Si të veproi duhani mu ka ba shok në një mënyrë. Ju faleminderit.

Përgjigje:
Edhe mbi ju qoftë paqja e Allahut!
Duhani asnjëherë nuk mund të jetë shok i njeriut, pasi “mos-sinqeriteti” i duhanit është i qasshëm dhe si të tillë askush nuk do ta mbante afër, por duhani është një ves për të cilin stimulon shejtani dhe njeriu bëhet i dobët që ta mund dëshirën e shejtanit dhe pasionin e pirjes së duhanit. 

Ju para dy viteve keni dalë ta mundni shejtanin dhe jeni betuar për mos ta konsumuar duhanin. Me kalimin e kohës ju është dobësuar imani dhe jeni thyer përsëri nga shejtani, i cili përkundër pendimit tënd, gjithherë të ka ndejtë mbi kokë që kur të gjen më të dobët të fiton betejën. Keni arsye të mos ndiheni e qetë, pasi si duhani, ashtu edhe shejtani të shoqëron vetëm për mëkate, kurse natën nuk të le të qetë, por të ngacmon duke të treguar se ka fituar kundër teje.

Në rastin konkret, ju duhet të vendosni me sinqeritetin më të lartë që ta braktisni duhanin edhe një herë, për të mos iu kthyer më asnjëherë. Pastaj për betimin e thyer duhet t’i ushqeni dhjetë të varfër me nga një racion mesatar të ushqimit që ju e përdorni për të dalë i pastër nga thyerja e betimit, duke e lutur Allahun që ta falë të kaluarën tënde, pra të bësh Istigfarë!
Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit