-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

A është e lejuar për ata që nuk agjërojnë të hanë nga sofrat e iftarit që vendosen për agjëruesit në Xhaminë Pejgamberike?

Më të lexuarat

A është e lejuar për ata që nuk agjërojnë të hanë nga sofrat e iftarit që vendosen për agjëruesit në Xhaminë Pejgamberike?

Falënderimi i takon Allahut.

Është e lejuar për ata që nuk agjërojnë të hanë nga ushqimet që ofrohen në Mesxhidul Haram dhe Xhaminë e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) për agjëruesit. Është e lejuar, sepse është e njohur në mesin e njerëzve se ata që ofrojnë këto ushqime nuk ndalojnë askënd dhe nuk i ftojnë në sofër vetëm agjëruesit. Ata e dinë se shumë nga të pranishmit nuk janë duke agjëruar, kështu që prezenca në sofër është leje e përgjithshme për të gjithë. Ky është një zakon i njohur tek njerëzit atje, dhe çdo zakon i njohur mes njerëzve është sikurse një rregull e shprehur për të njëjtën. Prandaj, nuk ka diç të keqe që jo agjëruesit të hanë në këto sofra.

Shejh Abdullah al-Makdisi, ka thënë: “Thirrja për dasmë dhe shërbimi i ushqimit në të, njëherë është edhe leje për të ngrënë. Ebu Hurejra transmeton se Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur dikush të ftohet në një ushqim, dhe ai vjen me atë që e fton, mjafton si leje për të.”1

Abdullah ibn Mesud (radijAllahu anhu) ka thënë: “Kur të ftohesh, atëherë të është lejuar ngrënia.”2
Në El Gunijeh nga Shejh Abdul Kadir El Xhejlani, thuhet: “Pas ofrimit të ushqimit nuk ka nevojë më për leje pasi që tashmë është bërë zakon të hanë të ftuarit. Prandaj, zakoni është leje.” Por, nëse ka shujta të gatshme të dedikuara vetëm për të agjëruarit, atëherë nuk është e lejuar për ata që nuk agjërojnë të hanë nga këto, përveç nëse ata marrin leje nga ata që i shpërndajnë të njëjtat, dhe shpërndarësit janë kompetent për të dhënë leje.

Allahu e di më së miri
Islam Q&A
Përktheu: Senad Ramadani

https://www.rizgjimi.com/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit