-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Erdoğan: Paga minimale e punonjësve publikë do të rritet në 15 mijë lira

Më të lexuarat

Erdoğan njoftoi një rritje të pagave me 45 për qind për 700.000 punonjës publikë, duke rritur pagën minimale mujore të punonjësve publikë në 15.000 lira turke (rreth 700 euro)

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi një rritje të pagave me 45 për qind për 700.000 punonjës publikë, duke rritur pagën minimale mujore të punonjësve publikë në 15.000 lira turke (rreth 700 euro), raporton Anadolu.

“Në kuadrin e kësaj marrëveshjeje kolektive, ne po rrisim pagat me 45 për qind, duke përfshirë pjesën e mirëqenies, duke rritur kështu pagën minimale të punonjësve publikë në 15.000 lira”, tha Erdoğan në Ankara.

Presidenti i Türkiye-s shtoi se vendi do të vazhdojë të punojë për rritjen e pagave minimale për nëpunësit civilë, si dhe për rritjen e pensioneve.

“Në korrik kemi përgatitje të bazuara në diferencën e inflacionit dhe peshën e mirëqenies”, shtoi ai.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit