2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Macron: Dy ligje amerikane po shkatërrojnë kompanitë europiane

Më të lexuarat

Presidenti amerikan Joe Biden shtroi darkën e parë shtetërore për një lider të huaj në ndër të homologut francez, Emmanuel Macron, me të cilin u takua në Shtëpinë e Bardhë.

Në takimin plot tone miqësore, të dy liderët u kujdesën të theksonin miqësinë e gjatë historike mes SHBA-së e Francës. “Franca është aleati ynë më i vjetër. Partneri ynë i palëkundur në kauzën për liri. Nga ndihma e ushtarakut francez Marquis de La Fayette, që siguroi suksesin e revolucionit tonë e deri te sakrifica e ushtarëve amerikanë, që zbarkuan në plazhet e Normandisë, historitë tona kanë marrë formë nga guximi i grave dhe burrave që kapërcyen Oqeanin Atlantik të udhëhequr nga flaka e lirisë në zemrën e tyre. Sot ajo flakë bën dritë më shumë se ndonjëherë tjetër dhe aleanca mes dy vendeve tona mbetet jetike ”, u shpreh Biden.

Macron gjithashtu nuk i kurseu lëvdatat për Shtetet e Bashkuara, por ngriti gjithashtu edhe një shqetësim. Ai dhe udhëheqës të tjerë evropianë mbeten thellësisht të shqetësuar nga dy ligje të reja amerikane, Ligji për Zbutjen e Inflacionit dhe Ligji i Mikroprocesorëve të ciklat i përshkroi si vendime që përçajnë Perëndimin, sepse krijojnë dallime mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës.

“Ekziston sot një rrezik, të cilin duhet ta zgjidhim si miq. Këto dy ligje duket sikur krijojnë përshtypjen se nuk duhen më investime në anën tjetër të Atlantikut. Veprimet amerikane mund të funksionojnë vetëm nëse ka një koordinim mes nesh, nëse vendosim së bashku. Kjo është e një rëndësie kyce.” – tha Macron.

Njëri nga dy ligjet e kritikuara nga presidenti francez, synon të favorizojë teknologjitë amerikane që nuk dëmtojnë mjedisin, duke përfshirë automjetet elektrike.Macron  e bëri të qartë se përpjekjet e Biden për të frenuar ndryshimet mjedisore duhen duartrokitur, por subvencionet që do jepen në kuadër të ligjeve amerikane do të ishin një pengesë e madhe për kompanitë europiane./businessmag

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit