10.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

LUTJA, ÇELËS I SUKSESIT – Hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat

Thotë Allahu i Lartësuar:
“Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: “O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!”
Kehf, 10.

Punët, projektet, sipërmarrjet e suksesshme fillojnë me lutje.
Lutju Allahut sa më shumë, sepse me lutje nuk mund të jesh në humbje.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:

“Nuk ka njeri që bën lutje, e Allahu të mos i japë atë që ai kërkon, apo do t’ia largojë të keqen për të cilën ai lutet, kjo derisa ai nuk kërkon diçka në lutje që është mëkat ose paraqet ndërprerje të lidhjeve farefisnore.”
Ahmedi, Tirmidhiu, Hasen sahih.

Kujto sa gjëra të ka dhënë Zoti që as nuk ia ke kërkuar. Të jesh i sigurtë se Ai ta ka mohuar atë që ke kërkuar vetëm sepse është ma mirë për ty!
Allahu na dhashtë të mira!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit