-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A është i vlefshëm përgjithmonë lavdërimi i dijetarit ndaj një personi që ka devijuar?

Më të lexuarat

Pyetja:

A është i vlefshëm përgjithmonë lavdërimi i dijetarit ndaj një personi që ka devijuar?

***

Përgjigjja:

Abdur-Rrahman Ibn Mulxheme, i cili vrau Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të) ishte hafiz i Kuranit. Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka shkruar lavdërim me shkrim për të.

“Nga prijësi i muslimanëve, Omer Ibn Hatabi, për te Amër Ibn As. Unë të kam dërguar një person me të cilin të kam dhënë përparësi ty mbi veten time, andaj bëj një shtëpi për të, në mënyrë që ai të ua mësoj njerëzve Kuranin.”

Për kë ishte i shkruar ky lavdërim? Për Abdur-Rrahman Ibn Mulxheme, vrasësin e Ali Ibn Ebi Talibit. Sahabët nuk janë mashtruar nga ky lavdërim, ndërkohë që ai lavdërim ishte shkruar për vrasësin e Aliut. Pse? Sepse ai ndryshoi.

Pra, këto lavdërime nuk janë dëshmi deri në vdekje. Kurrë!

Nëse devijojnë të devijuarit, pavarësisht nëse ata e kanë marrë diturinë prej dijetarëve të mëdhenjë, sepse ata i kanë kundërshtuar këta dijetar atëherë kur devijuar, ashtu sikurse havarixhët kanë kundërshtuar sahabët.

Shejh Muhammed bin Ramzan El Haxhiri

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit