Projekti ynë strategjik: Kur të fillojmë?

Më të lexuarat

​U bë e qartë se ne nuk i zotërojmë bazat themelore për ndërtimin e një projekti që ofron zgjidhje praktike për ndryshimin e gjendjes së dhimbshme të umetit në një afat të afërt.

​Prandaj, u bë e domosdoshme që t’i kushtojmë vëmendje dhe të bashkohemi rreth përmbushjes së kërkesave për ndërtimin e një projekti gjithëpërfshirës ringjallës.

​Një projekt që nis nga ajo që është e mundur dhe e arritshme; të paktën të bashkohemi rreth një ideje të vetme, qëllimi të vetëm dhe një metodologjie që nuk ngrihet mbi mjedisin dhe realitetin e saj, e as mbi kërkesat e fesë dhe dispozitat e Sheriatit. Kjo është ajo baraspeshë e vështirë para së cilës dështojnë të dobëtit.

​Vështirësia më e madhe në këtë periudhë është të dalim nga rrethet e humbjes psikologjike dhe të tkurrjes, drejt rretheve të besimit tek Allahu për fitore dhe fuqizim, nëse arrijmë ta gjejmë rrugën që na nxjerr nga kjo humbje orientimi në të cilën kemi rënë për shkak të gjynaheve tona, izolimit nga njerëzit dhe mungesës së kuptimit të metodave të ndryshimit dhe të mënyrave për t’i marrë shkaqet e forcës.

​Prandaj, plani praktik i projektit në fillim nuk do të jetë më shumë se:

  • ​Të mblidhemi rreth së mirës dhe të mendojmë se si ta shtojmë atë.
  • ​Të përpiqemi për vëllazërim, afrim, dashuri reciproke dhe bashkëpunim.
  • ​Të këshillojmë njëri-tjetrin pa rënë në debate, polemika, grindje dhe humbje kohe.
  • ​Të pendohemi tek Allahu dhe ta edukojmë veten med qëndrueshmëri në një kohë kur janë shtuar rrëshqitjet dhe devijimet.
  • ​Të ndërtojmë besimin mes nesh dhe të largojmë çdo shkak të përçarjes dhe shpërndarjes.
  • ​Të zgjerojmë rrethin tonë dhe të hapemi ndaj atyre që na rrethojnë, duke i ngritur drejt vetëdijes dhe përparimit.
​Dhe, përballë hapësirave dhe mundësive që ekzistojnë, mund të organizohen punëtori që, me qetësi dhe maturi, të planifikojnë mbledhjen e pjesëve të shpërndara të projektit gjithëpërfshirës të ndryshimit që na mungon, larg dhunës në veprim dhe në diskurs, larg devijimit dhe çrregullimit.
​Përkundrazi, ne synojmë një projekt që kërkon të vërtetën dhe të drejtën, refuzon humbjen dhe nuk pranon tërheqjen.

Dr. Hasen Abbas

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit