Kryediplomatët e Pakistanit dhe BE-së diskutojnë zhvillimet lidhur me “mirëkuptimin SHBA-Iran”

Më të lexuarat

Të dy zyrtarët “rikonfirmuan se dialogu dhe diplomacia mbeten mjetet e vetme të zbatueshme për zgjidhjen e konflikteve dhe avancimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë”

 

Ministri i Punëve të Jashtme i Pakistanit, Ishaq Dar dhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, kanë diskutuar “zhvillimet e fundit lidhur me mirëkuptimin mes SHBA-së dhe Iranit”, transmeton Anadolu.

“Të dyja palët mirëpritën përparimin e arritur përmes angazhimit të vazhdueshëm diplomatik dhe shprehën shpresën se këto përpjekje së shpejti do të çojnë në një mirëkuptim të qëndrueshëm dhe një zgjidhje paqësore”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit pas bisedës telefonike Dar-Kallas.

Ministria pakistaneze tha se të dy zyrtarët “rikonfirmuan se dialogu dhe diplomacia mbeten mjetet e vetme të zbatueshme për zgjidhjen e konflikteve dhe avancimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë”.

Biseda u zhvillua mes raportimeve mediatike se katër avionë transportues C-17 të Forcave Ajrore të SHBA-së dje u nisën drejt Evropës me pajisje për një udhëtim të mundshëm në Gjenevë të zv.presidentit amerikan, JD Vance, për nënshkrimin e një marrëveshjeje të mundshme mes SHBA-së dhe Iranit.

Sipas faqes së lajmeve Axios, fluturimet ushtarake lidhen me një ceremoni të mundshme nënshkrimi që mund të zhvillohet në ditët e ardhshme, nëse përpjekjet për finalizimin e marrëveshjes rezultojnë të suksesshme.

SHBA-ja dhe Irani këtë javë kanë shkëmbyer sulme të reja ajrore dhe me raketa, në sfondin e një armëpushimi të brishtë të ndërmjetësuar nga Pakistani më 8 prill, disa ditë pasi Izraeli dhe SHBA-ja nisën luftën kundër Iranit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit