Gëzimi me Islamin – Hoxhë Bekir Halimi
Nëse të kaplon ndonjë brengë, trishtim apo ngushtim, kujtoje gëzimin e imanit dhe mirësinë që Allahu ta ka dhuruar me Islamin.
Kujto se si Ai të udhëzoi, të zgjodhi dhe të bëri prej myslimanëve.
Vërtet, gëzimi për këtë mirësi ka një fuqi të jashtëzakonshme për ta larguar çdo pikëllim.
Ka thënë imam Ibën Kajimi — Allahu e mëshiroftë:
“E pashë në ëndërr Shejhul-Islam ibën Tejmijen (Allahu e lartësoftë në Xhenet). M’u duk sikur i përmenda disa prej veprave të zemrës dhe fillova të flas për madhështinë dhe dobinë e tyre por tani nuk e kujtoj se për cilën vepër bëhej fjalë.
Atëherë ai tha:
‘Sa për mua, rruga ime është gëzimi me Allahun dhe lumturia në afërsinë e Tij.’
Ose tha fjalë me këtë kuptim.
Dhe kështu ishte gjendja e tij edhe në jetën e kësaj bote. Kjo dukej qartë në pamjen e tij dhe e dëshmonte vetë gjendja e tij.”
Sa herë që të rëndojnë sprovat, mos harro se një nga mirësitë më të mëdha që Allahu t’i ka dhuruar është Islami. Gëzohu me Allahun, me udhëzimin e Tij dhe me faktin që Ai të bëri prej atyre që e njohin dhe e adhurojnë Atë. Ky është gëzimi që nuk shuhet me ndryshimin e rrethanave dhe as me vështirësitë e jetës.
— Bekir Halimi
- Advertisement -