E pra, dashuron Izraelin dhe urren popullin e vet!

Më të lexuarat

Revokimet e paturpshme historike, duke harruar dramën palestineze që tashmë kërcënon dhe Shqipërinë

Kryeministri Rama, tashmë nën hijen e një tradhëtie kombëtare duke i ofruar Izraeli sektorë shtetërorë si dhe copa Shqipërie, na shqetësohet se medemek protestuesit mund të përbëjnë rrezik për lindje ekstremizmash. Në mënyrën më të paskupullt, ai tashmë ka gjetur një tjetër formë për intimiduar ata mijëra shqiptarë, mes tyre shumë të rinj, të cilët janë ngritur kundër tij, mbi të gjitha në formën më qytetare të mundshme, duke u bërë dhe lajm botëror pikërisht për këtë. Moralisht, Rama është shumë poshtë tyre dhe nuk ka më asnjë kartë morale që i jep të drejtë mbi ata që nuk e duan.

Ja marrrëzitë më të freskëta të tij:

“Një nga mësimet e vyera të historisë është se ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën. Një grup vendos se ka të drejtë të frikësojë të tjerët për hir të atdheut. britma zë vendin e argumentit. Rrethimi zë vendin e dialogut. Intimidimi paraqitet si aktivizëm dhe linçimi publik i tradhëtarëve si drejtësi e zotit në emër të popullit.

Kështu vepruan lëvizjet ekstremiste në Europën e paraluftës dhe kështu bëjnë edhe sot, duke e rritur eksponencialisht presionin mbi hapësirën demokratike falë rrugëve pa kontroll të internetit.

Kush nuk mendon si turma bëhet objekt i bullizmit masiv online, i fyerjeve, kërcënimeve, linçimit publik dhe fushatave të organizuara të damkosjes. Qëllimi nuk është debati. qëllimi është heshtja. Të krijohet një klimë ku njerëzit zgjedhin të heshtin, jo sepse nuk kanë ç’të thonë, por sepse kostoja e të folurit bëhet shumë e lartë”.

Pra, i thotë këto fjalë, përtallësi, bullizuesi, shpërfillësi dhe arroganti që e ka çuar Shqipërinë në një derexhe të atillë sa njerëzit po, kanë të drejtë të reagojnë edhe me ekstremizma  ndaj ekstremizmave të tij, por që gjithsesi nuk po e bëjnë.

Dhe ky lektor historie tashmë, a mund të na thotë se si ndodhi pushtimi i Palestinëz nga një grusht sionistësh ekstremistë, madje terroristë, të cilët krijuan një shtet brutal e gjenocidist mbi fshatra e prona palestinezësh, duke e shndërruar atë tokë në vendtragjedish që prej 80 vitesh?!

Pra, ai që po ia ofron Shqipërinë në tepsi Izraelit, a mund të na thotë se si ndodhi që palestinezt  hapën zemrat e vatrat për hebrenj të ardhur nga Europa pas Luftës së Dytë Botërore, për ta pësuar më pas prej tyre me një pabesi të paimagjinueshmel e cila është sot më qartë se kurrë, faqe botës. Dhe e njëjta gjë na kërcënohet ne shqiptarëve sot, prej tij, i cili nga molepsja plot zarar pas Izraelit, po nis të shfaqë urrejtje ndaj popullit të vet që po ja çjerrë atë maskë që ka mbajtur deri më sot, duke u shfaqur lakuriq në mbrapshtinë e vet të hatashme me rrezik për vetë kombin.

Dhe mbi të gjitha, është autogoli që bën në çdo gjë që thotë: po ekstremizmat e tij i ka harruar? Kështu është kur zgjedh të bësh politikë me receta izraelitësh, ku amoralja është mëse normale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit