-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Erdoğan: Kursi i këmbimit stabilizohet, inflacioni ulet

Më të lexuarat

“Kursi i këmbimit stabilizohet, inflacioni ulet, çmimet e shtrenjta eliminohen. Të gjitha këto janë të përkohshme, por suksesi që kemi arritur në prodhim, punësim, eksporte janë të përhershme”, tha presidenti Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se “Kemi ulur dhe do ta ulim interesin. Dijeni se edhe inflacioni do të ulet, do të ulet edhe më shumë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan mbajti një fjalim përpara qytetarëve në ceremoninë e inaugurimeve masive që u mbajt në Giresun për përfundimin e projekteve të Kompleksit sportiv Çotanak, spitalit kërkimor dhe trajtimit Aksu, projektit të infrastrukturës për linjën e shpërndarjes së gazit natyror dhe projekteve të tjera.

Në fjalën e tij, Erdoğan përmendi luftën kundër terrorizmit. “Kur ne thonim se pa u lodhur, pa ndaluar “do të hyjmë në thellësi të strehimoreve të tyre” disa prej tyre talleshin, por tani qëndrojnë si kotele. Dëshiroj të them se disa qarqe në vendin tonë garuan me njëri-tjetrin për të sjellë ujë në mullinjtë e këtyre të pafeve”.

Ai tha se këto shtresa (grupe) të udhëhequra nga CHP-ja u përpoqën duke rendur të ndërtonin interesat e tyre përmes fatkeqësive të vendit dhe kombit. “Fatmirësisht nuk ia arritën dhe nuk do t‘ia arrijnë”, tha Erdoğan.

Po ashtu Erdoğan bëri të ditur se si Aleancë Popullore i janë kundërvënë dhe do të vazhdojnë t’i kundërvihen këtyre dhe se çdo ngjarje e përjetuar i tregon popullit fytyrën e vërtetë të tyre.

Duke iu referuar luhatjes artificiale të kursit të këmbimit deri më 20 dhjetor të vitit të kaluar, Erdoğan tha: “E dini se si ia premë rrugën që nga 20 dhjetori. Fillimisht pritëm që kjo valë të ndalë brenda dinamikave të vetë tregut. Pamë se kjo po shkonte në një drejtim që do t’i shkaktonte dëme serioze popullit tonë dhe menjëherë ne morëm masat, formuam mekanizmat dhe e stabilizuam kursin”.

“Ne e dimë, e shohim që inflacioni ka krijuar një barrë serioze për ju. Ju e dini luftën time me interesin dhe ne e kemi ulur dhe do ta ulim interesin. Dijeni se edhe inflacioni do të ulet, do të ulet edhe më shumë. E kemi mbajtur edhe premtimin për pagesën minimale? E kemi mbajtur dhe e kemi rritur atë”, tha ai.

Më tej Erdoğan vuri në dukje se ka dy ndjeshmëri të mëdha të cilat janë: “E para, sigurimi i sigurisë për vendin dhe popullin tonë. Sepse pa sigurinë e jetës çdo gjë bëhet e pakuptimtë. Ndërsa ndjeshmëria e dytë është që të ruajnë dhe ta zhvillojnë vazhdimisht punësimin, e cila është derë për jetesën e popullit tonë. Kjo për arsyen se nëse keni punë, të ardhura atëherë ju mund të vazhdoni jetën edhe pse çmimet mund të rriten sadopak dhe në këtë mënyrë mund të shikoni të ardhmen tuaj. Por, nëse humbisni punën, rritja apo ulja e çmimeve nuk kanë asnjë rëndësi. Sepse të ardhurat tuaja ndërpriten plotësisht”.

Ai tha se “me këtë qasje ne programin e ekonomisë e kemi ngritur mbi investimin, punësimin, prodhimin, eksportet dhe rritjen e suficitit aktual”.

“Kursi i këmbimit stabilizohet, inflacioni ulet, çmimet e shtrenjta eliminohen. Të gjitha këto janë të përkohshme, por suksesi që kemi arritur në prodhim, punësim, eksporte janë të përhershme. Çdo investim i bërë, çdo kompleks prodhimi dhe shërbimi i hapur do të vazhdojë të sjellë të ardhura për vendin dhe popullin tonë përgjatë brezave. Nga populli im unë kërkoj që të ecë bashkë me ne në këtë rrugë. Ashtu siç e kemi ngritur demokracinë, sigurinë, infrastrukturën, fuqinë tonë politike rajonale dhe globale në një nivel krenarie, shpresoj që të gjithë së bashku do të arrijmë së shpejti një sukses të ngjashëm edhe në ekonomi”, tha Erdoğan. /Anadolu Agency/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit