“Ti nuk e di, ndoshta Allahu pas kësaj sjell një zgjidhje tjetër”
Njeriut i ngushtohen çështjet derisa mendon se nuk ka më rrugëdalje, pastaj vjen lehtësimi nga Allahu سبحانه وتعالى.
Kush do ta kishte menduar se Haxherja, e cila vraponte mes Safas dhe Mervas duke kërkuar një gllënjkë ujë, do të shpërthente uji Zemzem nën këmbët e djalit të saj?!
Jo vetëm që të pinin ata të dy, por që të pinin mbarë umeti deri në Ditën e Kiametit.
Kështu Allahu e ndryshon gjendjen nga njëra në tjetrën sa hap e mbyll sytë.
Vështirësia është e përkohshme, nuk zgjat përgjithmonë.
Kështu thotë Ibn Kajjimi:
Të gjithëve na kanë kaluar momente të vështira që i kemi menduar si fundin e gjithçkaje, por sot ato janë vetëm kujtime.
Prandaj mos u dëshpëro, ki besim te Zoti yt, sepse adhurimi më i madh është pritja e ë lehtësimit.
#Mesazhe_nga_Kurani
Ed-hem Sherkavij
