15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kush është baba?

Më të lexuarat


Kjo pyetje iu parashtrua disa studentëve të studimeve posdiplomike.
Të gjitha përgjigjet ishin të zakonshme dhe të bukura, përveç njërës përgjigje, e cila dallonte shumë prej tjerave. Kjo përgjigje e mahniti profesorin dhe e bëri me lot në sy.

Përgjigja ishte kjo:
Baba është ai që kur je i vogël i vesh këpucët e tija dhe pengohesh duke ecë, sepse ato janë më të mëdhaja se këmba jote, e këmba jote e vogël. I vesh syzat e tija dhe e ndjen veten të madh. E vesh këmishën e tij dhe e ndjen se ke autoritet dhe dinjitet. Të shkon në mendje një gjë e kotë dhe e kërkon prej tij, e ai i përgjigjet kërkesës tënde me shumë gëzim dhe pa asnjë hezitim dhe kur nuk ta përmend këtë mirësi. Kthehet në shtëpi dhe të përqafon në krahërorin e tij duke të shprehur shumë dashuri edhe pse ti nuk e di se si e kaluar ditën dhe sa ka vuajtur në punën e tij.

Kurse, sot, kur je rritë ti, nuk i vesh këpucët e babës sepse ato janë demode, ka shijen e vjetër dhe nuk të pëlqen kjo shije. I nënçmon rrobat e tija të vjetra dhe se ato nuk të pëlqejnë aspak ty. Fjalët e tija nuk të përshtaten! Nëse pyet për ty, e llogarit se po ndërhyn në çështjet e tuaja personale, edhe kjo nuk të pëlqen ty! Edhe lëvizjet e tija të ngushtojnë, kurse fjalët e tija të neverisin!

Kur vonohesh dhe ai shfaq brengosjen për ty dhe të qorton pse je vonuar, të duket se po ta ngushton lirinë dhe dëshiron sikur të mos ishte që të kishe liri më të madhe, edhe pse ai krejt këtë e bën sepse do të jetë i qetë për ty, asgjë më shumë! E ngrit zërin karshi tij dhe e ngushton me ftohësin dhe fjalët tuaja, kurse ai heshtë, jo nga frika prej teje, por nga dashuria për ty dhe nga toleranca që ka ndaj teje.

Nëse ecë pran teje i kërrysur, mos e kap për dore, sepse tani më ti je bërë më i gjatë se ai.
Ti dje nuk mund të folshe një fjali të plotë, edhe i gaboshe shkronjat, kurse ai qeshej i buzëqeshur dhe e pranonte këtë gjë me zemërgjerësinë më të madhe, kurse ti sot ngushtohesh për shkak të pyetjeve dhe interesimeve të shumta, sepse ai tani më nuk dëgjon mirë apo nuk sheh mirë, për shkak të pleqërisë.

Prindi yt kurr nuk e ka dëshiruar vdekjen tënde, as kur qenë i vogël, e as tani që je rritë, kurse ti shpesh e dëshiron vdekjen e tij, sepse po të ngushton tash që është bërë plak i zhytur në pleqërin e tij, madje i ngushton edhe ata që janë me ty!

Të duroi baba yt kur ishe fëmijë, kur ishe injorantë, kur ishe menjelehtë, kur u bëre i madh, kur studioshe, kur u ktheve në shtëpi, kur ishe i varfër, kur ishe i ashpër, kur kishe boll, në të gjitha situatat që ke kaluar, e ti a ke menduar ndonjë herë ta durosh në pleqërinë dhe sëmundjen e tij?!
Sillu mirë me te, sa e ke gjallë edhe pran teje, sepse ka të tjerë që e shpresojnë të shohin babën e tyre vetëm edhe një herë!

Perktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit