11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

SIRIANI PREDHËN QË I SHEMBI SHTËPINË E KTHEN NË AKSESOR
GËZHOJA E PREDHËS PËRDORET PËR NGROHJE

Më të lexuarat

Shtëpia e 35-vjeçarit Osman që jeton në zonën Al Bashiriyah në perëndim të Idlibit, u bë e papërdorshme si pasojë e një sulmi të ndërmarrë 1 vit më parë.

Gëzhojën që ka mbetur nga raketa që i shkatërroi shtëpinë, Osman e ka shndërruar në një sobë për t’u ngrohur në shtëpinë e re që ka marrë me qira.
Këtë lajm e bën të ditur A.A

Krahët e raketës janë bërë këmbë për sobën ndërsa pjesa e mesme me mjeshtërinë e farkëtarit janë bërë vend për drutë dhe qymyrin.

Osman, babai i 3 fëmijëve, në një deklaratë për (A.A) tha: “Pas një periudhe nga sulmi i regjimit të Asadit gëzhojën boshe e përdora fillimisht si zbukurim për lule dhe e vendosa në një cep të shtëpisë. Në muajt e dimrit vendosa që gëzhojën ta shndërroj në sobë”. Ai thotë se ngrohet me mbetjet e raketës që i shembi shtëpinë. “Soba bën një punë të dobishme në muajt e ftohtë të dimrit. Kishim dëshirë që ta përdornim në shtëpi si një kujtim raketën që i ka shkaktuar dhimbje familjes time”, tha Osman. Më tej, Osman shpjegoi se kanë bërë një sobë që vihet në funksion lehtë. “Soba ndizet në mënyrë të fuqishme. Mund ta ngremë dhe ta ulim nxehtësinë e saj”, shtoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit