16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Zhbërja e MUP-it në veri kërkon kohë

Më të lexuarat

Mbyllja e zyrës së MUP-it serb në Leposaviq është vlerësuar si sinjal që Beogradi do të bëjë presionin e mjaftueshëm për shpërbërjen e strukturave paralele të sigurisë në veri të Kosovës.

Por, analistë politikë dhe të sigurisë vlerësojnë se procesi i shpërbërjes së këtyre strukturave të zgjas një kohë, madje mund të duhen disa vjet.

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja ka thënë se lajmin për shpërbërjen e zyrës së MUP-it në Leposaviq e sheh si veprim taktik të Beogradit që të fitojë në kohë dhe eventualisht të tentojë ta bind udhëheqjen e BE-së për marrjen e datës për bisedime në këtë organizatë.

“Një arsyeje shtesë për këtë veprim ka të bëjë më nevojën për zvogëlimin e shpenzimeve ngase është konstatuar se Qeveria e Serbisë derdh një shumë të madhe të mjeteve. Për mua problem do të mbetet shpërbërja e këtyre strukturave në qytetin e Mitrovicës dhe në Zubin Potok, zona këto ku veprimtaria e tyre është dëshmuar të jetë destruktive për sigurinë nacionale të Kosovës”, ka thënë Qehaja, për Telegrafin.

Sipas tij, edhe Leposaviqi është një komunë në pikën më veriore të vendit ku gjithsesi se Beogradi mund të kalkulojë në mbulimin e kësaj komune me veprimtarinë e MUP-it në qytetet më të përafërta në Serbi, siç janë Rashka apo Kraleva.

Qehaja vlerëson se problem në vete do të paraqes përfshirja e këtyre strukturave në kuadër të Policisë së Kosovës. Sipas tij, presionet për përfshirjen e një numri të madh të tyre në strukturat legale do të kenë implikime të mëdha për buxhetin e Kosovës, ndërkohë që ka tendenca për përfshirje të disa pjesëtarëve të këtyre strukturave që nuk plotësojnë kriteret bazë

Ndërkohë, analisti politik Nexhmedin Spahiu ka thënë se mbyllja e zyrës së MUP-it në Leposaviq është një hap për zbatimin e marrëveshjes, megjithatë kjo nuk do të ndikojë shumë, sepse problemi kryesor është në veri të Mitrovicës.

“Këtu Beogradi synon ta ngritë edhe më shumë pazarin”, ka thënë Spahiu, për Telegrafin.

Në anën tjetër, Qehaja vlerëson se dhënia e pëlqimit për një Gjykatë të Apelit për nacionalitetin serb do të zyrtarizojë paralelizmin në sistemin e drejtësisë.

“Kjo përbën një ndër pikat më të dhimbshme të kësaj marrëveshje. Megjithatë, nuk mund të prejudikojmë në këtë fazë që do të ketë lëshime nga ana e Gjykatës së Apelit, ndërkohë që duhet pasur parasysh që për disa raste mund të kërkohet vendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës”, ka thënë Qehaja.

Ndërkohë, analisti Spahiu mendon se Gjykata e Apelit pritet të ketë gjykatës, të cilët vështirë se do të kontrollohen nga institucionet e Prishtinës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit