Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë:
“I Dërguari i Allahut ﷺ nuk e ka nënçmuar kurrë ndonjë ushqim. Nëse i pëlqente, e hante; e nëse nuk i pëlqente, e linte.”
Ky ishte një prej virtyteve të larta të Pejgamberit ﷺ dhe një shembull i edukatës së tij fisnike. Ai nuk e qortonte ushqimin, nuk e përçmonte atë dhe nuk i lëndonte ata që e kishin përgatitur. Nëse e dëshironte, e hante me falënderim ndaj Allahut, e nëse nuk e dëshironte, thjesht e linte pa e kritikuar.
Ky hadith na mëson të jemi mirënjohës për furnizimin që na jep Allahu, të mos e nënçmojmë ushqimin dhe të ruajmë edukatën në sofrën tonë.
Burimi: Sahih Buhari, nr. 5409; Sahih Muslim, nr. 2064.
(Cituar gjithashtu nga ibën Kajjimi në El-Uabil es-Sajjib, f. 339.)
