Nuk arriti të shijonte as të qënit baba, pasi priste fëmijën e parë t’i vinte në jetë
Portieri palestinez Saleem al-Ashqar u vra më herët këtë javë në Rripin e Gazës nga forcat izraelite, tha Shoqata Palestineze e Futbollit (PFA) në një deklaratë.
PFA tha se Al-Ashqar u vra nga të shtënat me armë zjarri nga forcat pushtuese.
Ai thuhet se është një nga qindra figurat sportive palestineze që janë vrarë, përfshirë më shumë se një mijë sportistë palestinezë, që nga fillimi i luftës gjenocidale në tetor 2023.
Al-Ashqar u martua pesë muaj më parë dhe gruaja e tij pret fëmijën e tyre të parë.
Vdekja e tij u pasua nga një shpërthim pikëllimi nga të afërmit, shokët e ekipit, si dhe nga komuniteti më i gjerë palestinez i sportit dhe botës.
“Na vjen thellësisht keq për vdekjen tragjike të portierit 32-vjeçar palestinez Salim Al-Ashqar. Ai u vra nga ushtria izraelite. Jemi thellësisht të trishtuar nga vazhdimi i ngjarjeve të tilla. Bëjmë thirrje për drejtësi dhe paqe”, njoftoi të mërkurën klubi kilian i futbollit Deportivo Palestino. /tesheshi.com/
