Merkel: Nëse doni punë, ejani në Gjermani!

0
48

Miliona të rinjve të papunë në vendet e eurozonës, kancelarja gjermane Angela Merkel, iu ka bërë një porosi të thjeshtë: Shpërnguluni në Gjermani! Si zgjidhje për papunësinë e evropianëve të rinj Merkel propozon shpërngulje në Gjermani, ku ka mungesë të fuqisë punëtore.

Në një intervistë për rrjetin BBC kancelarja gjermane shkallën e lartë të papunësisë e ka përshkruar si një krizë të madhe, kurse telashet aktuale të eurozonës i ka krahasuar me ato të Gjermanisë Lindore postkomuniste.

Sipas kancelares Merkel, pas rënies së murit të Berlinit ishte rritur shkalla e papunësisë në Gjermani, “shumë të rinj kishin gjetur punë duke u shpërngulur në jug (respektivisht ish ‘Perëndimin’ politik”). Recetë të njëjtë ajo propozon edhe tash, por tashti do të duhej që nga vendet e Evropës jugore të shkohet në veri, respektivisht në Gjermani, e cila vazhdon të tërheq shumë emigrantë nga vendet e goditura nga kriza ekonomike, duke mbuluar kështu mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Kancelarja gjermane në intervistën e saj ka konfirmuar shqetësimin e Gjermanisë se kriza afatgjate në Evropën jugore e vë në sprovë projektin evropian dhe ka theksuar se në vend të insistimit në kursime, për dalje nga kriza Evropës i duhen reforma, të cilat do ta bënin më konkurrente.kohaislame