Kosovë, Prokuroria Speciale paralajmëron ngritjen e aktakuzës për sulmin ndaj familjes Jashari

Më të lexuarat

Nga sulmi i 5, 6 dhe 7 marsit në Prekaz gjatë vitit 1998 ndaj familjes Jashari mbetën 55 të vrarë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në një përgjigje për mediat në Kosovë ka paralajmëruar se së shpejti do të ngritet aktakuzë me emrat e autorëve të sulmit mbi Familjen Jashari në Prekaz gjatë marsit të vitit 1998.

Nga sulmi i 5, 6 dhe 7 marsit në Prekaz gjatë vitit 1998 mbi familjen Jashari mbetën 55 të vrarë, 22 prej të cilëve familijarë të ngushtë të komandantit legjendar Adem Jashari i cili prej kohësh ishte bërë cak i aparatit shtetëror serb.

Prokuroria Speciale e Kosovës, nuk ka ndarë shumë detaje rreth kësaj çështjeje, por vetëm ka paralajmëruar se ky rast është duke u trajtuar me prioritet dhe se së shpejti do të finalizohet me ngritjen e aktakuzës.

/trt shqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit