12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Versioni i CP i Windows 8 shumë i popullarizuar

Më të lexuarat

Microsoft versionin Consumer Preview të Windows 8 e paraqiti gjatë muajit shkurt. Edhe pse reagimet janë të ndara, një numër i madh i njerëzve e përdorin versionin testues të Windowsit të ardhshëm.

Në të vërtetë, siç është publikuar në kanalin zyrtar në Twitter të Microsoftit, miliona njerëz qysh tani po e përdorin Windows 8 gjatë punës së përditshme. Gjithashtu, versioni Consumer Preview i Windows 8 është më se dyfish më e përdorur në krahasim me beta versionet e Windows 7. Ujin në mullirin e Windowsit të ri po e qon edhe fakti se kërkesat harduerike faktikisht janë ulur në krahasim me versionin vjetër, kështu që në mbarë botën potencialisht ka më shumë kompjuter që përkrahin Windows 8, se sa Windows 7.

Gjatë 24 orëve të para Windows 8 CP është shkarkuar një milion herë, por për momentin nuk ka informata rreth asaj se sa njerëz deri sot shkarkuan versionin e tyre të SO për përdorimin testues. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit