Në vitet që vijnë… nuk do të ketë përparësi më i zgjuari, por ai që mëson më shpejt.
Bota po ndryshon sot me një shpejtësi që asnjë brez para nesh nuk e ka përjetuar.
Profesione po zhduken, të tjera po lindin, ndërsa mjete dhe teknologji të reja shfaqen çdo pak muaj. Edhe vetë dija po ripërtërihet me një ritëm të jashtëzakonshëm.
Prandaj, zotërimi i vetëm një aftësie nuk mjafton më që njeriu të mbështetet tek ajo për dekada të tëra.
Aftësia që do të bëjë dallimin nuk është vetëm programimi, inteligjenca artificiale apo njohja e gjuhëve të huaja, sado të rëndësishme që janë…
Por aftësia për të mësuar një shkathtësi të re sa herë që ndryshon bota.
Njeriu që ndalet së mësuari, fillon të mbetet pas, edhe nëse mban diplomat më të larta.
Ndërsa ai që e mban mendjen të hapur, lexon, provon, stërvitet dhe fiton vazhdimisht njohuri e mjete të reja, mbetet i aftë të përshtatet dhe të krijojë mundësi, pavarësisht se si ndryshojnë rrethanat.
Ndoshta një nga bukuritë më të mëdha të Islamit është se kërkimin e dijes e ka bërë adhurim, pa e kufizuar atë me moshë, fazë të jetës apo fushë të caktuar.
Prandaj, ndërtimi i mendjes nuk është një projekt që përfundon me diplomimin…
Ai është një projekt që zgjat gjithë jetën.
Do të vijë një kohë kur njeriu nuk do të pyetet më: “Çfarë ke studiuar?”
Por: “Çfarë ke mësuar pasi ke përfunduar studimet?”
Dhe pikërisht kjo pyetje do të bëjë dallimin mes atyre që do ta udhëheqin të ardhmen… dhe atyre që do të mjaftohen vetëm duke e vëzhguar atë.
Dr. Abdulkerim Bekkar
