5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

TRESHET NË HADITHET E PROFETIT DHE URTËSINË E DIJETARËVE

Më të lexuarat

1- I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Allahu i Lartësuar nuk do të flasë me tre vetë në Ditën e Kiametit, nuk do t’ua falë mëkatet dhe nuk do t’i shikojë as në fytyrë. Mbi të gjitha, ata do të kenë një ndëshkim të tmerrshëm. Ata janë: i moshuari që bën imoralitet, udhëheqësi që gënjen dhe i varfri mendjemadh.” Muslimi

2- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Të vdekurin e pasojnë tre gjëra: Familja, veprat dhe pasuria e tij, kthehen dy, dhe mbetet me të vetëm një, kthehen familja dhe pasuria dhe mbetet vepra e tij.” Buhariu dhe Muslimi.

3- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Cilësdo gruaje që i vdesin tre fëmijë, ata do të jenë për të mburojë prej zjarrit”. Buhariu

4- Ebu Hurejre përcjell se Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), e ka porositur: “Të agjërojë tre ditë për çdo muaj, të fal namazin e duhasë dhe të fal vitrin para se të fle gjumë”. Buhariu

5- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Nuk kryhet udhëtimi (për adhurim), vetëm se për në tre xhami: në Qabe, xhamia ime dhe në Kuds”. Buhariu

6- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Tre persona Allahu nuk do t’u flasë Ditën e Gjykimit, nuk do t’i shikojë, e as nuk do t’i falë, por do t’i dënojë shumë ashpër.” Këtë i Dërguari i Allahut e ka përsëritur tri herë, e Ebu Dherri ka thënë: “Kanë dështuar dhe kanë pësuar ata, e kush janë ata, o i Dërguari i Allahut?” Pejgamberi u përgjigj: “Ai që shet mend me rroba, ai që bën intriga dhe shpif dhe ai që e shet mallin e vet duke u betuar rrejshëm.” Muslimi

7- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Tre personave nuk u flet Allahu në Ditën e Gjykimit, nuk i shikon, nuk i pastron nga mëkatet si dhe për ta do të ketë dënim të dhembshëm: Plaku i cili është kurvar, udhëheqësi gënjeshtar dhe i varfëri mendjemadh.’’ Muslimi

8- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: Allahu thotë: “Unë do të jem kundërshtar ndaj tre personave ditën e Gjykimit: Personit të cilit i është besuar diçka në emrin Tim, më pas ai tradhëton, personin i cili shet një njeri të lirë e më pas ha prej vleftës së tij dhe atij i cili merr një argat që ia kryen punën, por nuk ia jep hakun”. Buhariu

9- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Kush i posedon tre gjëra, do ta shijojë ëmbëlsinë e besimit; të jetë Allahu dhe i dërguari i Tij më të dashur se çdo gjë tjetër, ta duash dikënd, vetëm për hir të Zotit dhe të urresh të kthehesh në kufër (mosbesim), sikurse urren të hidhesh në zjarr”. Buhariu

10- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Tersllëku gjendet në tre gjëra: tek kali (i cil nuk përdoret për hajer), tek gruaja (e keqe) dhe tek shtëpia (e ngushtë apo pran komshiut të keq)”. Buhariu

11- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “tre persona janë të urryer tek Allahu: Mohuesi në harem, ai i cili pason sjelljet e injorancës dhe ai që kërkon gjakun e dikujt me pa të drejtë”. Buhariu

12- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Shenjat e hipokritit janë tre: Kur flet, gënjen; kur premton, nuk e mban premtimin dhe kur i besohet diçka, tradhëton”. Muslimi

13- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Nuk lejohet që muslimani ta mbajë mëri vëllain e tij më tepër se tre ditë”. Muslimi

14- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Nëse janë tre veta në udhëtim, le ti prijë për namaz njëri rej tyre, dhe më meritori është ai që din më shumë Kuran”. Muslimi

15- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Lapsi është ngritur (nuk shkruan) ndaj tre personave: Ndaj fëmijës derisa të rritet, ndaj personit që është në gjumë, derisa të zgjohet dhe ndaj të çmendurit derisa ti vinë mendt”. Ahmedi dhe Nesai, sahih Albani.

16- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Allahu ia ka ndaluar Xhenetin tre personave: pijanecit, të pabindurit ndaj prindit, dhe të degjeneruarit. Ai që e miraton fëlliqësinë në familjen e tij”. Ahmedi, sahih Albani.

17- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: Tre gjëra betohem për to (se janë të vërteta) dhe po jua tregoj që ti mësoni: “Sadakaja nuk ia pakëson robit pasurinë; çdo person të cilit i bëht padrejtësi dhe ai duron, Allahu do t’i japë krenari; nëse robi ha dyert e kërkesës, Allahu do ti hapë dyert e fukarallëkut”. Tirmidhiu, sahih Albani.

18- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Tre personave nuk u kthehet lutja mbrapsh: agjëruesit derisa ta çeli, prijësit të drejtë dhe atij të cilit i është bërë padrejtësi”. Tirmidhiu

19- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Tre personave Allahu do t’ua japë shërblimin dyfish: Një personi i cili ka një skllave, të cilën e edukon dhe e mëson, më pas e liron dhe martohet me të. Robit i cili i kryen të drejtat e Allaht dhe të drejtat e pronarit dhe Ithtarit të librit që bëhet musliman”. Tirmidhiu dhe Nesai, sahih Albani.

20- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Kur vdes biri i Ademit, veprat e tij shkëputen, me përjashtim të tre gjërave: Sadakaja e vazhduesme, dija prej së cilës përfitojnë njerëzit dhe fëmija i mirë i cii lutet për të”. Nesai, sahih Albani.

21- Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), kërkonte mbrojtje prej tre gjërave: “Mundimi i pikëllimit, nga mjerimi i thellë, dhe përqeshja e armikut”. Nesai, sahih Albani.

22- Begatia nuk është e qëndrueshme vetëm se me tre gjëra: Falenderimi i Zotit për të, përfitimi si duhet prej saj dhe kujdesi i vazhdueshëm ndaj saj.

23- Tre gjëra e shtojnë dashurinë në zemrën e vëllait tënd: Ta paërshëndesësh i pari me selam, ti bësh vend në mexhlis dhe ta thërrasësh me emrin (epitetin) më të bukur që ai ka.

24- Mejmun bin Mehran ka thënë: Në tre gjëra, e drejta e muslimanit dhe jo muslimanit është e njëjtë: Ta kthesh amanitin që të ka lënë, prindërit duhen respektuar, qofshin musliman apo jo, dhe të mbash besën dhe premtimin që ke dhënë, qoftë musliman apo jomusliman.

25- Hasen Basriu ka thënë: Nëse Allahu nuk do ta kishte nënshtruar birin e Ademit me tre gjëra, do të ishte i pa përmbajtur: Sëmundja, fukarallëku dhe vdekja.

26- Selman Farisi ka thënë: Tre gjëra më kanë bërë për të qeshur dhe tre të tjera më kanë bërë opër të qarë: më ka bërë për të qeshur: Shpresëmadhi, ndërkohë që vdekja po e kërkon, i shkujdesuri i cili është nën vëzhgim, dhe ai që qesh me të madh ndërkohë që nuk e din a e ka kënaqur Allahun apo e ka zemëruar! Ndërsa më kanë bërë për të qarë tre gjëra: Humbj e të dashurve (Muhamedi dhe shokët e tij), tmerri i ringjalljes dhe qëndrimi përpara Allahut, ditën kur do të shfaqen të fshehtat, ndërkohë që unë nuk e di do të jem në Xhenet apo në Zjarr! [Kasrul Emel, Ibën ebi Dunja, 29.]

27- Padrejtësia është tre llojëshe: Padrejtësia që njeriu i bën vetes, duke mos e këshilluar. Padrejtësia që njeriu i bën prindit, duke mos i shërbyer dhe padrejtësia e të vërtetës së madhe, të cilën ai nuk e pranon “Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe”.

28- Hatim Asam ka thënë: Rehatia nga njerëzit arrihet me tre gjëra: Ti japësh nga pasuria jote dhe të mos u kërkosh nga pasuria e tyre, t’uia realizosh kërkesat dhe të mos u kërkosh gjë dhe të durosh mundimet e tyre, e mos t’i mundosh.

29- Jahja bin Muadh Rrazi ka thënë: Le të marrë muslimani prej teje tre gjëra: Nëse nuk i bën dot mirë, mos i bëj keq. Nëse nuk e gëzon, mos e hidhëro,dhe nëse nuk e lavdëron, atëhere mos e shaj.

30- Tre gjëra e kënaqin njeriun: Gruaja e ndershme, shoku që e do dhe fëmija i mirë.

31- Tre persona nuk njihen veçse në tre gjendje: I urti nuk njihet veçse në raste acarimi, trimi nuk shfaqet veçse në luftë, dhe vëllai nuk njihet veçse në raste nevoje.

32- Muslim bin Kutejbe në porosinë e tij ka thënë: Tre personave mos ia kërko nevojën tënde: Mos ia kërko mashtruesit (gënjeshtarit), sepse ai e afron, ndërkohë që ajo është larg, dhe ta largon, ndërkohë që ajo është afër. Mos ia kërko të marrit, sepse edhe kur ai do të ndihmojë, të dëmton. Dhe mos ia kërjo personit që është nevojtarë, sepse ai e bën mjet për të arritur nevojat e tij. [Xhemheratu khutabul Arab, Ahmed Zekij]

33- Një nënë ka thënë: Tre fëmijë janë më të dashur për mua: “I vogli, derisa të rritet. i sëmuri, derisa të shërohet dhe udhëtari, derisa të kthehet nga udhëtimi.”

34- Tre persona nuk duhet t’i harrosh: Atë që të ndihmoi në kohë vështirësie, atë që të braktisi në khë vështirësie dhe atë që ta shkaktoi këtë vështirësi.

35- Tre cilësi e mundësojnë njeriun të ketë pozitë: Morali, dija dhe besnikëria.

36- Tre gjëra mos i humb kurrë: Familjen, zemrën dhe dinjitetin.

37- Kush i posedon tre cilësi, do ta prekë lumturinë: Falënderimi në mirësi, Durimi në vështirësi, Kërkimi faljes Allahut, mëngjes e mbrëmje.

38- Një komandant ushtrie e pyetën: Si arrite ti bësh ushtarët që të kenë siguri te vetvetja e tyre? U përgjigj: Tre cilësi të tyre u mundova ti zëvendësoja me tre të tjera: Kush tha nuk mundem, i thashë përpiqu. Kush tha nuk di, i thashë mëso. Kush tha është e pamundur, i thashë provoje.

Hoxhë Bledar Haxhiu
/profetiislam/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit