4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Arabi Saudite: Nuk kërkohet vaksinimi i koronavirusit për të kryer umre në Ramazan

Më të lexuarat

Arabi Saudite: Nuk kërkohet vaksinimi i koronavirusit për të kryer umre në Ramazan

Pelegrinët që duan të bëjnë umre gjatë Ramazanit të këtij viti nuk e kanë të obliguar të jenë të vaksinuar kundër koronavirusit, tha Ministria e Haxhit dhe Umrës së Arabisë Saudite.
Ministria më parë ka lëshuar një udhëzim që kërkon që punonjësit në shërbimet e ritualeve të Haxhit dhe Umres të vaksinohen para fillimit të Ramazanit. Punëtorët që nuk janë vaksinuar duhet të japin prova të një rezultati negativ të testit PCR, i cili rinovohet çdo shtatë ditë.
Ndërkohë, Ministria e Komunave, Çështjeve Rurale dhe Strehimit ka njoftuar se do të rritë vizitat inspektuese gjatë Ramazanit në vendet ku mblidhen njerëzit për të siguruar se distanca sociale po mbahet.
Ministri Saudit i Shëndetësisë Tawfig bin Fawzan Al Rabiah mbajti një takim me zyrtarë të shumtë të vendit, në fillim të muajit të kaluar, ku ai tha se të gjithë ata që ishin të interesuar të marrin pjesë në haxhin e këtij viti duhet së pari të marrin vaksinën anti covid.
Ministri Al Rabiah gjithashtu udhëzoi shërbimet përkatëse të përgatisin me kohë klinikat ambulatore dhe personelin mjekësor për t’u angazhuar në Mekë dhe Medinë gjatë Ramazanit dhe haxhit.
Ai gjithashtu kërkoi formimin e një komisioni COVID që do të analizojë situatën dhe do të japë rekomandime dhe urdhra në lidhje me haxhin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit