9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Tragjedia e Floridës: Pse mund të shembet papritur një godinë?

Më të lexuarat

Nga Hanif Kara, CNN

Shembja e pjesshme e një godine banimi në Surfside në Florida të SHBA-së, ka shkaktuar 11 të vdekur dhe 150 të zhdukur. Ndërsa po presim një përgjigje se çfarë e shkaktoi këtë tragjedi, të gjithë po shtrojnë pyetjen tjetër:Çfarë mund të shkaktojë shembjen e papritur të një godine?

Përgjigja:kjo ndodh zakonisht në rrethana të jashtëzakonshme. Në kohët moderne dhe në vendet e zhvilluara, ku godinat dhe strukturat e tjera janë projektuar mirëm dhe kur ka shumë kontrolle gjatë fazave të projektimit dhe ndërtimit, shkaku i shembjes së tyre mund të jetë kompleks dhe i shumanshëm.null

E përsëris se do të duhet kohë që të dimë arsyen e shembjes së pallatit në Florida, por duke folur në përgjithësi, është e pazakontë një arsye e vetme e dështimit strukturor të një godine. Po ashtu vlen të pranohet se përparimet në teknologji – teoritë dhe llogaritjet strukturore – i kanë zgjeruar shumë njohuritë tona mbi arkitekturën dhe inxhinierinë, duke zvogëluar rastet e shembjeve.

Këto përparime na kanë lejuar të prodhojmë materiale jashtëzakonisht të forta, dhe të zhvillojmë  kapacitete për të kuptuar kufizimet e tyre, një përmirësim ky shumë i madh në krahasim me metodat empirike të ndërtimit në kohërat antike.

Pra, ndërsa këto lloj shembjesh të ndërtesave janë tragjike, ato janë gjithashtu relativisht të rralla tek ndërtesat që shfrytëzojnë risitë më të fundit. Edhe vetëm 40 vjet më parë, shkëmbimi i informacionit thelbësor, nga projekti te ndërtimi mbështetej shumë tek dora e njeriut, duke rritur rrezikun e gabimeve.null

Sot përdorimi i komunikimeve të ndihmuara nga kompjuteri e ka përmirësuar ndjeshëm sigurinë me të cilën shkëmbejmë informacionin dhe ndërtojmë. Sidoqoftë, kur shemben godinat, kjo ndodh ndonjëherë është për shkak të forcave të jashtme të pazakonta – si era, tërmetet, shpërthimet e gazit, zjarret, uraganet, akumulimi i borës, apo tejkalimit të ngarkesës së supozohet të mbajë struktura.

Në këto rrethana nuk është e vështirë të kuptosh pse mund të shembet një godinë. Por shkaqe të tjera të përgjithshme mund të jenë më pak të dukshme. Për shembull, kushtet e papërshtatshme të tokës poshtë strukturës, mund të përbëjnë një kërcënim për sigurinë e një godine.

Të gjitha strukturat mbështeten nga toka ose shkëmbinj me kapacitete dhe forcë të ndryshme. Ato nuk janë imune ndaj dështimit në vetvete, shpesh të shkaktuara nga stuhi të mëdha, tërmete, ndryshime klimatike, dhe ngjarje të tjera mjedisore.

Kjo mund të bëjë që themeli i një ndërtese të shembet ngadalë (siç ka ndodhur me Kullën e anuar të Pizës) ose pa asnjë paralajmërim, duke e shembur papritur strukturën. Punimi i dobët dhe godinat e ndërtuara keq, apo me përdorimin e materialeve të dëmshme që nuk përputhen me atë që ishte specifikuar në projekt, mund të jenë një shkak i shkatërrimit të saj.

Në disa raste një ngjarje e tillë mund të burojë nga paaftësia e pa qëllimshme, por në raste të rralla mund të konsiderohet edhe mundësia e një neglizhence kriminale.Në dekadat e fundit kemi parë gjithashtu ndikimin e ndryshimeve kimike tek materialet, që mund të shkaktojnë fillimisht shembje lokale, dhe më pas shembje në shkallë të gjerë që me kalimin e kohës i bëjnë të pasigurta godinat.

Çeliku i ndryshkur zgjerohet 6 ose 7 herë më shumë se forma e tij origjinale dhe kur ngulitet në beton, ai mund të zgjerojë dhe dobësojë strukturën e një ndërtese. Atëherë me mundësinë e ngjarjeve të paparashikuara, apo probleme strukturore që janë të padukshme për syrin e pastërvitur, si mund të jemi të sigurt se godinat ku jetojmë dhe punojmë janë të sigurta?

Të gjitha strukturat janë të dizajnuara bazuar tek kodet e sigurisë, që janë zhvilluar përgjatë dekadave dhe me shumë kujdes, për të siguruar një sasi të caktuar të sigurisë dhe tolerancës për ngarkesat aksidentale apo punimet e dobëta. Nëse një godinë është e ndërtuar bazuar tek kodet e sigurisë, ajo zakonisht konsiderohet e sigurt.

Dështimet e pazakonta strukturore, na kanë ofruar një kuptim më të mirë të mënyrës se si ne projektojmë dhe ndërtojmë, dhe madje kanë ndryshuar në disa raste edhe kodet e ndërtimit. Ngjarja e fundit njihet si një shembje progresive ose reaksion zinxhir, kur shembet një pjesë e vogël e një strukture, dhe e transferon ngarkesën e saj në pjesën tjetër të strukturës.

Kur ngarkesa bëhet e tepruar ndodh një shembje katastrofike i të gjithë strukturës. Shembja e vitit 1968 e Ronan Point, një kullë 22-katëshe në Britaninë e Madhe, është një shembull i hershëm i një shembjeje progresive. Ajo ngjarje çoi në një rishikim rrënjësor të shkakut, ndryshimeve në kodet e sigurisë dhe zbulimin e shumë ndërtesave, të cilat duheshin përforcuar për të parandaluar përsëritjen e një katastrofe të tillë.

Ndërsa Ronan Point u shemb tërësisht, ajo ngjarje solli edhe termin “shembje progresive të pjesëve të plota ose të mëdha të strukturës”. Për pasojë, sot inxhinierët në të gjithë botën hartojnë projekte godinash që të mbajnë më shumë ngarkesa, për të garantuar që nëse një shembet një pjesë e strukturës, ngarkesat të rishpërndahen në mënyrë të sigurt në pjesët e tjera të sistemit për të parandaluar një shembje progresive.

Megjithëse kodet e ndërtimit kanë evoluar për t’u shmangur akoma më shumë shembjen, kur vihen re për herë të parë dështimet strukturore, kryhet testi i tij kryesor, dhe ndërmerren  veprimet e duhura të monitorimit në distancë, për të kontrolluar elementë të tilla si përhapja e çarjeve.

Me mjetet teknologjive të reja të tilla si dronët, të cilët mund të shqyrtojnë elementet e një ndërtese që dikur ishin të paarritshme, strukturat që shfaqin probleme ose që janë mbi një moshë të caktuar, duhet të shqyrtohen në mënyrë rutinore, për të parandaluar sa më mirë që të mundemi më shumë ngjarje të tilla dhe humbje tragjike të jetës.

Pra, ndërsa nuk mund të japim ende një shpjegim për tragjedinë e Majamit, ne mund të nxjerrim një leksion mbi ndërtimin e sigurisë. Projektuesit, ndërtuesit, pronarët dhe qiramarrësit, duhet të jenë të gjithë vigjilentë, dhe të hetojnë shkakun kryesor të problemeve  strukturore kur ato lindin, dhe të vëzhgojnë vazhdimisht pronat e tyre për t’u siguruar që ndërtesat që ishin dikur ishin të sigurta, të mbeten të tilla.

Shënim:Hanif Kara, është profesor i praktikës së teknologjisë arkitektonike në Shkollën e Pasuniversitare të Dizajnit të Universitetit të Harvardit, dhe anëtar i Grupit Kombëtar të Projektimit në Komisionit Kombëtar të Infrastrukturës në Britaninë e Madhe. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit