Shkupi renditet ndër 10 qytetet më të mira ne botë për udhëtarët solo

Më të lexuarat

Shkupi është renditur ndër dhjetë qytetet më të mira në botë për të udhëtuar vetëm, sipas hulumtimit më të ri të GuruWalk, një platformë për zbulimin dhe rezervimin e eskursioneve falas me guida vendase dhe aktivitete turistike në destinacione anembanë botës.

Renditja është bërë bazuar në rezervimet për ture falas në këmbë gjatë 12 muajve të fundit, ku është analizuar përqindja e turistëve që kanë udhëtuar vetëm në 150 destinacione turistike të njohura në mbarë botën.

Në krye të listës renditet Toronto në Kanada, ku më shumë se gjysma e turistëve 50,5 përqind i kanë rezervuar turet si udhëtarë solo. Pas tij vijnë Santa Ana në El Salvador dhe São Paulo në Brazil, ndërsa pesëshja e parë plotësohet nga Taipei dhe Kuala Lumpur.

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut zuri vendin e tetë në listën botërore, duke u bërë një nga qytetet më tërheqëse për udhëtime individuale. Krahas Shkupit, në mesin e dhjetë më të mirëve renditet edhe Beogradi, i cili mbyll listën e destinacioneve më të dëshiruara për udhëtarët solo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit