9.1 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Tentoi të largojë flamurin palestinez të vendosur në skaj të rrugës, izraeliti lëndohet nga mjeti shpërthyes i vendosur nën flamur

Më të lexuarat

Një civil izraelit është lënduar nga një mjet shpërthyes, derisa tentoi të largojë flamurin palestinez të vendosur në afërsi të vendbanimit në Bregun Perëndimor.

Izraeliti ka pësuar lëndime të lehta si rezultat i një mjeti të improvizuar shpërthyes, në afërsi të vendbanimit Kochav Hashahar të Bregut Perëndimor, transmeton Telegrafi.

Ky burrë po tentonte të largonte flamurin palestinez të vendosur në skaj të rrugë kur pajisja shpërthyese u aktivizua.

Videoja amatore shfaq momentin kur mjeti shpërthyes lëndon burrin, i cili tentoi të largojë flamurin palestinez. /Telegrafi/

Ekipet emergjente njoftuan se burri është trajtuar në vendin e ngjarjes dhe se është lënduar lehtë – duke refuzuar të dërgohet në spital.

Videoja amatore shfaq momentin kur mjeti shpërthyes lëndon burrin, i cili tentoi të largojë flamurin palestinez. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit