Sondazh në SHBA: 37 për qind e amerikanëve besojnë se Irani përfitoi më shumë nga marrëveshja

Më të lexuarat

Rreth 78 për qind e të anketuarve thanë se mbështesin përfundimin e konfliktit midis SHBA-së dhe Iranit ndërsa 22 për qind favorizuan vazhdimin e konfliktit “derisa Irani të dorëzohet”

 

Një sondazh kohëve të fundit i zhvilluar në SHBA zbuloi se 37 për qind e amerikanëve besojnë se marrëveshja e arritur favorizon Iranin, transmeton Anadolu.

CBS News dhe “YouGov” realizuan sondazhin midis datave 17-19 qershor, duke përfshirë 2.519 të rritur amerikanë, në lidhje me marrëveshjen e arritur me Iranin. Sipas sondazhit, 37 për qind e të anketuarve thanë se besojnë se marrëveshja është “më e mirë për Iranin” ndërsa 22 për qind thanë se është “më e mirë për SHBA-në”.

Rreth 78 për qind e të anketuarve thanë se mbështesin përfundimin e konfliktit midis SHBA-së dhe Iranit ndërsa 22 për qind favorizuan vazhdimin e konfliktit “derisa Irani të dorëzohet”. Lidhur me atë nëse SHBA-ja e ka ndaluar përgjithmonë programin bërthamor të Iranit, 31 për qind e të anketuarve thanë “po” ndërsa 69 për qind shprehën skepticizëm.

Kur u pyetën nëse Irani do të përbëjë apo jo kërcënim për rajonin në muajt e ardhshëm, 59 për qind thanë se “ndoshta/patjetër do ta bëjë” ndërsa 40 për qind thanë se “ndoshta/patjetër nuk do ta bëjë”. Lidhur me pyetjen nëse konflikti me Iranin ia vlente kostos për SHBA-në, 31 për qind u përgjigjën “po”, ndërsa 69 për qind thanë “jo”.

Ndërkohë, 36 për qind e të anketuarve miratuan mënyrën se si presidenti i SHBA-së, Donald Trump e trajtoi situatën me Iranin ndërsa 64 për qind nuk ​​e miratuan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit