8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Të ndihmosh fëmijën të shprehi ndjenjat

Më të lexuarat

Të ndihmosh fëmijën të shprehi ndjenjat

Të  ndihmosh fëmijët të shprehin ndjenjat e tyre, është një sfidë e vërtetë.  Fëmijët e vegjël, shpesh nuk i kuptojnë ndjenjat e tyre dhe kjo mund të jetë shqetësuese për ta.  
Duke e ndihmuar fëmijën të kuptojë dhe të shprehë ndjenjat e veta, në të njëjtën kohë e ndihmon atë të kontrollojë emocionet.
 
Disa mënyra se si mund ti ndihmojmë fëmijët të shprehin ndjenjat janë:
1-      Vërini ndjenjave një emër. Ndihmojeni fëmijën ti vërw njw emër ndjenjës që po përjeton, p.sh. “Duket sikur kjo lojw po të nervozon”. Kjo do u mësojë atyre ti kuptojnë mw mirw ato.
 
2-      Sugjerojini të vizatojnë atë që ndjejnë. Duke vizatuar atë ҫfarw ndjejnë në letër, ata kalojnë në procesin e të menduarit rreth këtyre ndjenjave. Kështu ata ndërtojnë një imazh mbi këtë ndjenjë dhe e kanë më të lehtë ta njohin kur ta përjetojnë sërish atë.
 
 
3-      Lërini të shprehin ndjenjat nëpërmjet lojës me kukulla. Ndonjëherë fëmijët ndihen më mirë kur përdorin karaktere imagjinare siҫ janë kukulla të ndryshme, për të  shprehur ndjenja të tilla si zemërimi.
 
4-      Lexojini libra me histori. Fëmijët i duan librat dhe ndërkohë që dëgjojnë histori ku përshkruhen ndjenjat, ata mësojnë si ti shprehin ato.  
 
 
5-      Bisedoni rreth ndjenjave. Gjatë kohës së gjumit, luani “loja e ndjenjave” ku ti kërkoni fëmijës të kujtojë një ndjenjë të caktuar. Nëse fëmija është i vogël mund ti thoni të kujtojë një moment kur është ndjerë i lumtur, i trishtuar, i zemëruar apo i habitur. Nëse fëmija  është më i madh kërkojini të kujtojë ndjenja më të ndërlikuara si nervozizmi, turpi, sikleti, ose kur janë ndjerë mirë me veten etj…
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit