10.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Stërvitje të mëdha amerikano-izraelite

Më të lexuarat

Rreth një mijë trupa amerikane kanë filluar të arrijnë në Izrael, para stërvitjeve të përbashkëta të mbrojtjes raketore, që nisin kah fundi i tetorit.

Stërvitja – me emrin e koduar “Sfida e rreptë 2012” – ka për qëllim përmirësimin e mbrojtjes së Izraelit kundër sulmeve raketore me rreze të shkurtra dhe të gjata.

Ajo do të jetë stërvitja më e madhe ndonjëherë ku përfshihen forcat e SHBA-së dhe ato izraelite.

Rreth 2500 trupa tjerë amerikanë do të marrin pjesë nga Evropa dhe gjetkë në Mesdhe.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë refuzuan të komentojnë nëse stërvitja ishte përgatitje për një sulm të mundshëm kundër objekteve bërthamore të Iranit.

Pajisjet që janë dërguar nga Shtetet e Bashkuara përfshijnë bateri të versionit të fundit të sistemit raketor mbrojtës Patriot dhe një luftanije e mbrojtjes raketore balistike.

Izraeli do të përdorë sistemin mbrojtës raketore, të cilin është duke e zhvilluar/BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit