“Një anije luftarake ruse kreu stërvitje me armë zjarri rreth 40 milje detare larg brigjeve të Mbretërisë së Bashkuar”, tha Ministria britanike e Mbrojtjes
Një anije luftarake ruse kreu stërvitje me armë zjarri rreth 40 milje detare larg brigjeve të Mbretërisë së Bashkuar, tha sot Ministria britanike e Mbrojtjes, transmeton Anadolu.
Stërvitja e artilerisë u zhvillua të hënën në ujërat ndërkombëtare në jug të Plymouthit dhe zgjati afërsisht 30 minuta, njoftoi “Sky News”. Anija ruse ishte nën hije gjatë gjithë manovrës nga anija patrulluese e Marinës Mbretërore “HMS Tyne”.
Para fillimit të stërvitjes, anija luftarake ruse informoi “HMS Tyne” për qëllimin e saj për të kryer aktivitete gjuajtëse dhe i kërkoi anijes britanike të lëvizte në një distancë më të sigurt. “HMS Tyne” e përmbushi kërkesën.
“Një anije detare ruse nën hijen e Marinës Mbretërore kreu stërvitje me armë zjarri në ujërat ndërkombëtare rreth 40 milje detare në jug të Plymouthit dje (e hënë)”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.
“Marina Mbretërore e monitoroi atë stërvitje gjatë gjithë kohës, vazhdon të gjurmojë nga afër aktivitetin e anijes dhe është e gatshme të mbrojë sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar”, shtoi zëdhënësi.
