15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Soylu: Evropa do të hyjë në histori si nxitëse e së keqes për sa kohë që vazhdon të llastojë Greqinë

Më të lexuarat

Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu publikoi një video të emigrantit të parregullt që forcat greke të sigurisë tentuan ta djegin.

“Evropa do të hyjë në histori si nxitëse e kësaj të keqe për sa kohë që ajo vazhdon të llastojë Greqinë dhe të heshtë për ato që ndodhin”, tha ai.

Anija e Rojës Bregdetare Turke duke patrulluar në brigjet e rrethit Çesme të Izmirit, zbuloi një gomone me emigrantë të parregullt të prapësuar në ujërat territoriale turke nga elementët grekë.

Pasi ekipet e Rojës Bregdetare Greke krahas të gjitha paralajmërimeve e shtynë gomonen përsëri në ujërat territoriale turke, ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare Turke shpëtuan 41 emigrantë të parregullt dhe i sollën ata në Portin Çesme. Një emigrant i parregullt me ​​djegie në këmbë iu dorëzua personelit të shërbimeve të urgjencës.

Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu postoi në llogarinë e tij në Twitter pamjet e Rojës Bregdetare Greke që shtyn anijen e emigrantëve të parregullt përsëri në ujërat territoriale turke.

Për pamjet në të cilat emigrantët rrëfejnë se “Policia greke u mori paratë, dhe telefonat, ndërsa një grua u përpoqën t’i djegë duke u hedhur benzinë”, ministri Soylu tha: “Përpjekja e forcave greke të sigurisë për të djegur njerëzit duke derdhur benzinë ​​mbi ta është kryerja e masakrave nën vëzhgimin e Evropës. Evropa do të hyjë në histori si nxitëse e kësaj të keqe për sa kohë që ajo vazhdon të llastojë Greqinë dhe të heshtë për atë që ka ndodhur.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit