12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Sindroma impostues që përjetojnë sipërmarrësit e rinj dhe bizneset e vogla

Më të lexuarat

84 përqind e sipërmarrësve dhe pronarëve të bizneseve të vogla përjetojnë sindromën impostues. Kjo mund të krijojë ankth dhe dyshim tek sipërmarrësi. Në raste të rënda, mund të çojë edhe në probleme të shëndetit mendor të tilla si depresioni. Ajo mund të ndikojë në mbarëvajtjen e biznesit. Në këtë artikull do njiheni me rezultatet e një studimi dhe teknika sesi të përballoni sindromën impostues.

Drejtimi i një biznesi të vogël kërkon punë të palodhur dhe përkushtim, prandaj nuk është për t’u habitur që sipërmarrësit vuajnë një krizë besimi gjatë drejtimit të biznesit të tyre ose kur gjërat bëhen të vështira

Sindroma impostues është shqetësim serioz i lidhur me  shëndetin mendor dhe gjithashtu mund të pengojë pronarët e bizneseve të vogla të shfrytëzojnë potencialin e plotë me qëllim që të arrijnë ëndrrat e tyre.

Fenomeni impostues është një ndjenjë e papërshtatshmërisë dhe inferioritetit e lidhur me suksesin e dikujt. Eshtë bindja se do të “zbuloheni” për mungesë njohurie ose aftësie. Mendimi që nuk jeni aq i aftë apo i zgjuar sa të tjerët mendojne se jeni. Ju bën të mendoni se jeni të suksesshëm për shkak të fatit të mirë, jo sepse jeni inteligjent, punëtor ose i mirëpërgatitur. Fenomeni impostues bazohet në të pavërtetat që i themi vetes dhe shumë njerëz në botën e biznesit e përjetojnë atë. Kjo mund të krijojë ankth dhe dyshim tek individi. Në raste të rënda, mund të çojë edhe në probleme të shëndetit mendor të tilla si depresioni. 

Gjë që mund të ndikojë në mbarëvajtjen e biznesit. Sipërmarrësit mund të shmangin, për shembull, ngritjen e biznesit të tyre në nivele më të larta sepse ata besojnë se gjithçka do të prishet papritmas.

Kajabi, një platformë “gjithçka në një” për sipërmarrësit, realizoi një studim në nëntor të 2020 në mbështetje të fushatës së fundit të Kajabit ‘Dilni nga rruga juaj’ për të adresuar sfidat e pashembullta dhe të përhapura të sipërmarrësve të prekur nga sindroma impostues. Studimi tregoi se:

• Shumica e sipërmarrësve dhe pronarëve të bizneseve të vogla përjetojnë sindromën impostues

• Një përqindje më e madhe e sipërmarrësve meshkuj përjetojnë ndjenja të forta impostuese krahasuar me gratë.

• Sipërmarrësit aziatiko-amerikanë kishin përqindjen më të lartë të të anketuarve që përjetuan ndjenja të shpeshta ose të forta të fenomenit impostues.

• Shumë sipërmarrës ishin të shqetësuar se mos “zbulohen” për mungesë njohurie ose aftësie.

• Një pjesë e mirë e pronarëve të bizneseve mendojnë se suksesi i tyre është për shkak të fatit.

• Pronarët e bizneseve të vogla kanë tendencë ta krahasojnë veten dhe të ndihen më pak inteligjentë sesa ata përreth tyre.

• Një shumicë e të anketuarve janë të zhgënjyer në arritjet e tyre aktuale dhe mendojnë se duhet të kishin bërë më shumë deri tani.

Si sipërmarrës të rinj apo krijues të një biznesi në hapat e parë të tij, me siguri në një moment të caktuar ju mund të përballeni me sindromën impostues. Por nuk duhet ta lejoni këtë gjëndje t’ju pengojë në rrugëtimin tuaj. Jini të vëmendshëm në rastet kur të shfaqni simptomat e kësaj sindrome dhe analizoni me kujdes dobësitë dhe fuqitë tuaja. Rrisni vetbesimin tuaj me disa teknika të thjeshta. Si për shembull, listoni sukseset tuaja te vogla që keni arritur deri tani jini mirënjohës për përparimin tuaj dhe fokusohuni drejt zhvillimit tuaj në vazhdim. Mbi të gjitha, mos i krahasoni rezultatet tuaja si sipërmarrës apo biznes i vogël me sipërmarrës apo biznese të tjerë. Vetëm në këtë mënyrë ju do të mundeni ta shijoni udhëtimin tuaj dhe hapat e hedhura për çdo ditë për realizimin e ëndrrave tuaja.

Burimi:Business Magazine Albania

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit