9.5 C
Pristina
Wednesday, October 9, 2024

Si të veproj nëse kam ndaluar lutjet për shkak të vonesës në përgjigjen e Allahut?

Më të lexuarat

Pyetje: U bënë në tepër se dhjetë vjetë që i lutem Allahut që të martohem me një burrë të mirë, mirëpo deri tani lutja ime nuk është plotësuar. Për këtë arsye fillova të mos lutem më, jo pse humba shpresat tek përgjigja e Allahut, por sepse fillova të mendoj se kjo gjë mund të jetë për të mirën time, pasi Allahu e di më mirë se ç’është e mirë e ç’është e keqe për njerëzit. Ç’duhet të bëj në këtë rast? A t’i vazhdoj lutjet përsëri?

Përgjigje: Profeti (paqja qoftë mbi të) thotë në një hadith të saktë: “Allahu nuk i përgjigjet lutjes së njeriut nëse ai ngutet.” Pra Allahu nuk i pranon lutjet e atij personi i cili, i mërzitur nga pritja e gjatë, i ndërpret ato duke menduar se Allahu nuk do t’i pranojë lutjet e tij.

Vonesa e përgjigjes mund të ndodhë për disa arsye apo shkaqe të veçanta, të cilat mund të jenë për të mirën e vetë lutësit. Gjithashtu, duhet të kemi parasysh se vonesa e përgjigjes së lutjes nuk do të thotë se Allahu nuk e ka pranuar atë lutje, siç sqarohet dhe në hadithin e mëposhtëm:

“Allahu mund t’ia pranojë lutjen dikujt në tre mënyra të ndryshme: mund t’i përgjigjet lutjes së tij dhe t’ia japë atë që kërkon, mund t’ia ruajë shpërblimin e lutjes së tij për në Ditën e Gjykimit, ose mund ta mbrojë atë nga një e keqe.”

Ndaj, ne nga ana e jonë, e këshillojmë këtë grua që mos ngutet, por të vazhdojë t’i lutet Allahut pandërprerë edhe nëse kjo gjë zgjat për një kohë të gjatë. Gjithashtu, nëse dikush kërkon dorën e saj, nuk duhet të refuzojë edhe nëse ai është i martuar apo është më i madh se ajo në moshë, sepse kjo martesë, me ndihmën e Allahut, mund të bëhet shkak për shumë gjëra të mira.

Ibn Xhibrini

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit