9.5 C
Pristina
Wednesday, October 9, 2024

Si kthehet selami kur je në namaz?

Më të lexuarat

Si kthehet selami kur je në namaz?

Sufjan (ibën Ujejne) transmeton nga Zejd ibën Eslem, e ky nga Abdullah ibën Umer i cili ka thënë:

I Dërguari i Allahut hyri në xhaminë e Benu Amër ibën Avfit, në Mesxhid Kuba”, për t’u falur. Disa burra nga mesi i ensarëve hynë për ta përshëndetur. Suhejbi ishte me të. Kështu unë e pyeta Suhejbin: “Çfarë bëri i Dërguari i Allahut kur u përshëndet (ndërsa ishte në namaz)?” Ai u përgjigj: ‘Ai bëri shenjë me dorën e tij.” Sufjani tha: “I thashë një burri: Pyete Zejdin (ibën Eslemin) nëse e kishte dëgjuar këtë fjalë nga Abdullah ibën Umeri, sepse u ndjeva shumë i turpëruar për ta pyetur vetë. Ai e pyeti (Zejdin): “O Ebu Usame, a e ke dëgjuar këtë nga Abdullah ibën Umeri? Zejdi u përgjigj: “Po, e pashë dhe madje fola me të.”

Ky hadith gjendet në “Musned” të Imam Ahmedit, vëll. 2, f. 10. Zinxhiri i këtij hadithi është i saktë sipas kushteve të vendosura nga Buhariu dhe Muslimi.

Shënim:

  • Ishte praktikë e Profetit që sa herë përshëndetej kur ishte në namaz, ai ndonjëherë bënte shenjë me dorën e tij të djathtë duke e larguar atë pak nga e majta me pëllëmbën e kthyer nga poshtë.
  • Herë të tjera bënte gjeste me gishtin tregues dhe herë të tjera lëvizte kokën. Të gjitha këto mënyra për t’iu përgjigjur përshëndetjeve janë transmetuar nga disa sahabë, si Abdullah ibën Umeri, Bilal ibn Rabah dhe Xhabir ibën Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur me ta).
  • Nga kjo kuptojmë se nuk ka problem për atë që hyn në xhami që t’i përshëndesë muslimanët edhe nëse ata janë të angazhuar me namaz, sepse Profeti nuk i kundërshtoi ata njerëz që e përshëndetën atë kur ai ishte duke u falur.

https://udhaebesimtareve.com/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit