13.6 C
Pristina
Sunday, October 13, 2024

Këshilla nga Suedia për çdo prind

Më të lexuarat

Rekomandimet e një qeverie nordike për sfidën e madhe të kohës që jetojmë

Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen fare ndaj mediave dixhitale dhe televizionit, ka njoftuar Shërbimi i Shëndetit Publik i Suedisë.

Fëmijët e vegjël nuk duhet të shikojnë fare ekranet, u thanë sot prindërve autoritetet suedeze.

Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen fare ndaj mediave dixhitale dhe televizionit, ka njoftuar Shërbimi i Shëndetit Publik i Suedisë.

Sipas rekomandimeve të reja, fëmijët e moshës dy deri në pesë vjeç duhet të kufizohen në maksimum një orë para ekranit në ditë, ndërsa ata të moshës gjashtë deri në 12 vjeç nuk duhet të kalojnë më shumë se një ose dy orë në ditë para ekranit.

Adoleshentët e moshës 13 deri në 18 vjeç duhet të kufizohen në dy deri në tre orë para ekranit në ditë, vendosi agjencia.

“Për një kohë të gjatë, telefonat inteligjentë dhe ekranet e tjerë janë lejuar të pushtojnë çdo fushë të jetës së fëmijëve tanë,” u tha gazetarëve Ministri i Shëndetit Publik Jakob Forsmed.

Sipas tij, adoleshentët suedezë të moshës 13 deri në 16 vjeç kalojnë mesatarisht 6.5 orë në ditë para ekraneve të tyre jashtë orarit të shkollës.

Ai tha se kjo nuk u lejoi atyre “shumë kohë për aktivitete në grup, ushtrime fizike dhe gjumë adekuat” dhe u ankua për një “krizë gjumi” në vend, duke vënë në dukje se më shumë se gjysma e 15-vjeçarëve nuk flenë mjaftueshëm.

Shërbimi i Shëndetit Publik sugjeroi gjithashtu që fëmijët të mos përdorin ekranet para gjumit dhe që telefonat dhe tabletët të mbahen jashtë dhomës së gjumit gjatë natës.

Agjencia citoi hulumtime që tregojnë se përdorimi i tepërt i ekranit mund të çojë në cilësi të dobët të gjumit, depresion dhe imazh të dobët të trupit.

Në të kaluarën, qeveria suedeze ka njoftuar se po shqyrton ndalimin e përdorimit të telefonave inteligjentë në shkollat ​​fillore. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit