14.1 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Si do të ringjallen njerëzit nga varret në Ditën e Gjykimit dhe kush do të jetë i pari që do të vishet?

Më të lexuarat

Pyetje: Si do të dalin njerëzit nga varret e tyre në Ditën e Gjykimit dhe kush do të vishet i pari?

Përgjigje: Allahu i madhërishëm do ta ringjallë njeriun në Ditën e Gjykimit duke e rikrijuar nga ashti i bishtit (fundi i poshtëm i kurrizit; Lat. Coccyx). Njerëzit do të rriten si krijesa të përsosura, ashtu siç rriten bimët nga farat dhe drurët e palmave nga farat e hurmave. Ata do të dalin nga varret e tyre të zbathur, të zhveshur dhe të pa bërë synet. Do të ngarendin si karkalecat e shpërndarë apo si fluturat e hallakatura, dhe nuk do ta huqin shtegun për te Vendi i Tubimit. Në fakt, ata do ta njohin shtegun më mirë sesa një pëllumb i egër njeh çerdhen e tij, sikur të garonin drejt një caku.

I pari që do të ngrihet nga toka është pejgamberi ynë, Muhamedi (salallahu alejhi ue selam). Atij i pari do t’i kthehet vetëdija. Sa i përket të parit që do të vishet pas ringjalljes, ai është Khalilur-Rrahman (Miku i të Mëshirshmit), Ibrahimi (alejhi selam). Njerëzit do të kapen nga tmerri deri në atë masë, saqë edhe pejgamberët do të thonë: “Vetja ime! Vetja ime!”

Kushdo që lexon ajetet që flasin për ringjalljen në suret el-Kamer, el-Me’arixh, el-Karij’ah dhe të ngjashme me to, do të mësojë më shumë për këtë ngjarje madhështore. Është transmetuar besnikërisht në Buhari dhe Muslim se pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha: “Ju do të thirreni të zbathur, të zhveshur dhe të pa bërë synet”. Pastaj lexoi ajetin: “Ashtu siç e nisëm krijimin e parë, ashtu do ta përsërisim. Ky është një premtim i Yni dhe Ne, me siguri, do ta përmbushim”(el-Enbija, 104).

 

/Komisioni i përhershëm për kërkime e fetua/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit