11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Shtyhet afati për regjistrimin e popullsisë

Më të lexuarat

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Transfere, tha se për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në vjeshtë, regjistrimi i popullsisë së Kosovës i paraparë për sivjet është shtyrë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha tha se kjo Agjenci i ka kryer të gjitha përgatitjet për regjistrimin e popullsisë sipas planit.null

Kostoja për këtë regjistrim pritet të jetë mbi 10 milionë euro. Kujtojmë se regjistrimi i fundit të popullsisë ka qenë para dhjetë viteve, më 2011.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit