Në librin “El-Bidaje ve’n-Nihaje” të ibën Kethirit përmendet:
Ka thënë Ijas ibën Muavije:
“Çdo njeri që nuk i njeh të metat e veta është i marrë.”
E pyetën:
— Po cila është e meta jote?
Ai u përgjigj:
— Të folurit e tepërt.
O miku im!
Çdo njeri e njeh më mirë se kushdo tjetër vetveten.
Identifikoji të metat e tua dhe do të jesh pranë përmirësimit.
Më e keqja është të jesh pjesë e problemit, por të mos e shohësh problemin.
Sëmundja që nuk diagnostikohet, nuk mund të shërohet.
Mos e neglizho veten; përkundrazi, trajtoje ashtu siç e trajton fëmijën tënd: e do, por nuk pajtohesh me gabimet e tij.
Duaje veten, vlerësoje dhe nderoje, por mos u pajto me gabimet e saj.
Ed-hem Sherkavij
