9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Samsungu merr vendim interesant për inteligjencën artificiale

Më të lexuarat

 

Samsungu ka ndaluar përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale (AI) si ChatGPT në rrjetet e saj të brendshme dhe pajisjet e kompanisë, për shkak të shqetësimit të ngarkimit të informacioneve të ndjeshme në platforma të tilla që sipas kompanisë përbëjnë rrezik sigurie, shkruan Bloomberg.

Rregulli i ri iu komunikua stafit këtë javë dhe mendohet se është një masë e përkohshme derisa Samsungu të krijojë një ambient të sigurt për përdorimin e mjeteve AI. Rreziku më i madh është ChatGPT i OpenAI që është bërë shumë popullor, jo vetëm si mjet për dëfrim, por edhe si instrument që ndihmon në punë.

Njerëzit mund të përdorin sistemin për të përmbledhur raporte dhe përgjigjur e-maileve, por kjo mund të ekspozojë informacione të ndjeshme që OpenAI mund të ketë qasje. Rreziku i privatësisë në këtë mes duke përdorur ChatGPT është mënyra sesi një përdorues qaset në shërbim.

Samsungu është i shqetësuar për mënyrën sesi punonjësit përdorin mjetin duke mos kuptuar rrezikun potencial që sigurisë që mund të ketë.

Ndalimi vjen pasi Samsungu zbuloi se stafi kishte rrjedhur kodin e brendshëm burimor duke e ngarkuar në ChatGPT. Me politikën e re, Samsungu i bashkohet kompanive të tjera si Bank of America, Citigroup, Deutche Bank, Goldman Sachs, Wells Fargo, por edhe institucione arsimore si shkollat e New York, që kanë kufizuar përdorimin e inteligjencës artificiale.

/koha.mk/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit