13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Rritet eksporti i bimëve mjekësore

Më të lexuarat

Përpunimi i tyre në vend ka siguruar akses në tregjet evropiane

Rigoni i maleve tona u jep shije dhe aromatizon picat amerikane ndërsa dëllinja e zezë përdoret prej kohësh për një prej pijeve më tradicionale britanike.
Tregu i bimët aromatike ka bërë hap të rëndësishëm së fundi. Sipërmarrësit po rrisin shkallën e përpunimit duke synuar të dalin më emrin e tyre në tregjet ndërkombëtare.

Pëpunimi është faktori kryesor i rritjes së theksuar të eksporteve. Sipas të dhënave të ministrisë së Bujqësisë, vitin e kaluar vlera e bimëve të eksportuar u rrit 16% duke i kaluar 2.6 miliardë lekë.

Kryetari i Shoqatës EPCA, Xhavit Hysenaj i cili është edhe prodhues i esencave vajore tregon rëndësinë e rritjes së çdo procesi përpunues

Largimi i popullsisë nga zonat malore ka penguar grumbullimin, sipas ekspertëve të ekonomisë, dhe ka nxitur kultivimin e tyre. Mbi 1000 hektarë janë mbjellë me sherebelë e bimë të tjera, të cilat nuk arrijnë vlerat e bimës së egër.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit