Protestë në New York kundër urisë në Gaza

Më të lexuarat

Qindra protestues u mblodhën në Midtown Manhattan, pranë Bibliotekës Publike të New York-ut, në një marshim të quajtur “Marshi për humanitetin – ndaloni urinë në Gaza”.

Pjesëmarrësit erdhën me autobusë nga qytete të ndryshme të SHBA-së, si Baltimora, Bostoni, Filadelfia dhe Uashingtoni. Në tubim folën aktivistë, punonjës shëndetësorë, artistë dhe studentë.

Më shumë se 100 organizata, përfshirë Jewish Voice for Peace, Palestinian Youth Movement dhe Doctors Against Genocide, mbështetën protestën.

Protestuesit nderuan edhe gazetarët palestinezë të vrarë nga Izraeli, përfshirë Anas al-Sharif dhe kolegë të Al Jazeera-s. Ata marshuan nëpër rrugët e New York-ut, duke kërkuar t’i jepet fund gjenocidit në Gaza. /mesazhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit