10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Borrell: Në tavolinë propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, shpresoj për një qasje konstruktive mes dyja palëve

Më të lexuarat

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka reaguar pas nisjes së takimit me kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Në një shkrim në Twitter, Borrell ka thënë se në takimin e nivelit të lartë, në rend dite për diskutim është propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Ai tha se shpreson në qasje konstruktive mes dyja palëve.

“Kam mirëpritur në Bruksel kryeministrin Albin Kurti, dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, në takimin e nivelit të lartë të dialogut Prishtinë-Beograd. Në agjendë: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj që të dyja palët të kenë një qasje konstruktive”, shkroi Borrell.

Paraprakisht, më herët dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë.

Ata, po ashtu patën takim edhe me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit