Forcat izraelite kanë bastisur të hënën një zonë rreth një fshati në provincën siriane Quneitra dhe kanë vendosur një postbllok ushtarak, raportoi televizioni sirian Alikhbariah.
Forcat izraelite u vendosën rreth fshatit Saida al-Jolan dhe instaluan postbllokun në rrugën kryesore që të çon drejt fshatit, tha Alikhbariah.
Sipas mediave siriane, ato kanë kryer thuajse çdo ditë inkursione në jug të Sirisë, përfshirë bastisje, vendosje postblloqesh, kontrolle shtëpish dhe ndalime.