10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Perëndimi po përgatitet për ndërhyrje ushtarake në Siri

Më të lexuarat

Në fazën kur Çlirimtarët sirianë po konsolidohen, regjimi po dobësohet dhe fitorja e popullit kundër tiranit duket afër. Perëndimi duket se po përgaditet të ndërhyjë ushtarakisht në Siri, në mënyrë që t’i grabit frytet e sakrificës dhe luftës së madhe të muslimanëve dhe të instalojë aty pushtetin e vet, t’i pushtojë tokat dhe pasuritë e tyre dhe ta ketë të lehtë kontrollin e rajonit. Për këtë arsye, diskutimi aktiv i përdorimit të mundshëm të armës kimike në Siri dëshmon mbi përgatitjen e opinionit publik për intervencion nga jashtë në këtë vend.

“Në materialet e mediave ndërkombëtare janë shfaqur veçanërisht shumë diskutime mbi përdorimin e armës kimike në konfrontimin midis forcave qeveritare dhe rebelëve sirianë. Shqetësime serioze shkaktojnë shenjat e përgatitjes së opinionit botëror publik lidhur me mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në konfliktin e brendshëm në Siri”.

Veçanërisht i hidhur është fakti, ku pa asnjë argument edhe Del Ponte, si hetuesja kryesore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha se nga provat e mbledhura deri tani, sugjerohet se janë kryengritësit sirianë ata që kanë përdorur armë kimike.

Carla Del Ponte, anëtare e komisionit hetimor të pavarur të OKB-së mbi Sirinë, tha për një televizion zviceran se hetuesit kanë intervistuar viktimat në vendet fqinje dhe mjekët që po i trajtojnë ata.

Del Ponte tha se dëshmitë theksojnë se gazi sarin u përdor nga kryengritësit në Siri, transmeton Rel.

Ajo tha se komisioni nuk ka asnjë dëshmi deri më tani se forcat qeveritare kanë përdorur armë kimike.

Del Ponte nuk ka saktësuar kohën se kur është përdorur gazi sarin. Qeveria e presidentit Bashar al-Asad dhe kryengritësit kanë akuzuar njëri-tjetrin për përdorimin e armëve kimike.

Presidenti amerikan Barak Obama ka thënë se përdorimi i këtyre armëve nga Damasku do të jetë një ‘ndryshues i rregullave të lojës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit